Panorama Sport (Albania)

Partizani ndërhyn për Rrocën

Dyndje menaxherës­h te “demat”, u ofrohen lojtarë me shumicë për merkaton e dimrit

- ILIR CARA

Merkatoja e dimrit është shumë pranë hapjes dhe Partizani mbetet i interesuar që të përforcohe­t në këtë proces të lëvizjes së futbollist­ëve. Ndonëse klubi nuk ka shprehur asnjë drejtim se ku pret të përforcohe­t, mësohet se kërkimet i përfshijnë të gjitha repartet, në mënyrë që trajneri Skënder Gega të ketë arsye që ta kthejë kokën prapa te stoli i rezervave. Për momentin, janë disa nevojat e brendshme të skuadrës së kuqe, duke filluar nga mbrojtësit e krahëve, gjetja e një organizato­ri si dhe të një bomberi. Luftëtari shikohet si një mundësi për të plotësuar dëshirat. Të kuqtë kërkojnë të përfitojnë nga ofertat që janë hapur në skuadrën gjirokastr­ite. Eduart Rroca është një nga emrat e lakuar dhe të lakmuar nga Partizani që para një sezoni. Madje, pëlqimin për fantazisti­n e Luftëtarit, drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, e ka shprehur që para një viti, ku më 17 dhjetor 2017, të kuqtë pësuan humbjen më të thellë në elitën e futbollit, Luftë- tari i mundi 5-0. Nisur nga situata kritike që ka kapluar gjirokastr­itët, mësohet se të kuqtë janë vënë në monitorim edhe të Eduart Rrocës, i cili kërkohet nga disa klube në vend, por është folur edhe për një interesim nga Shkëndija e Tetovës. Mbetet për të parë se sa rezultativ do të jetë ndërhyrja e Partizanit për Rrocën, aq më shumë që Luftëtarit kërkojnë t’i rrëmbejë mbrojtësin Xhekson dhe sulmuesin Shkurtaj. Pa dyshim, këto dilema të merkatos pritet të zgjidhen pas ndeshjes së javës së ardhshme, ku Partizani e mbyll në Gjirokastë­r.

OFERTA LOJTARËSH- Thuhet se në merkaton e dimrit është e vështirë të gjesh futbollist­ë të lirë dhe cilësorë. Por, në parim, situata duket komplet ndryshe te Partizani, pasi në dyert e “demave” ka një vërshim menaxherës­h dhe lojtarësh. Drejtuesit po përballen me “lumë” ofertash, ku përfshihen lojtarë të të gjitha roleve. Oferta vijnë nga të katër anët e botës, me çmime dhe cilësi të ndryshme. Por Partizani po i merr me qetësi këto vetofrime, pasi ekziston edhe frika e dështimit për të firmosur pa i njohur lojtarët. Gjithsesi, duhet pranuar se të kuqtë nuk i varin shpresat nga ky kontingjen­t vetofrimes­h, ndonëse mund të ketë ndonjë rast interesant, por te rrjeti i tyre i menaxherëv­e dhe skautëve. Drejtori Rama e ka pohuar se merkatoja e dimrit pritet të bazohet në vendet e rajonit dhe në vend.

 ??  ?? Rexhinaldo dhe Atanda në një dyluftim gjatë ndeshjes së fazës së parë
Rexhinaldo dhe Atanda në një dyluftim gjatë ndeshjes së fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania