Panorama Sport (Albania)

Rrumbullak­u, ftesë Bakajt: Na mungon një lojtar si ty

-

Mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullak­u, ka shpërndarë së fundmi në profilin e tij në “Facebook” një video nga ndeshja KukësiLush­nja, e luajtur më 13 dhjetor 2017. Thelbi i videos kishte të bënte me një aksion të skuadrës kuksiane, pikërisht në minutën e 48-të të takimit të zhvilluar në “Zeqir Ymeri”, ku Rrumbullak­u kroson nga e majta dhe Elis Bakaj me qetësi e shfrytëzon asistin duke dërguar topin në rrjetë. Mbrojtësi e kishte shoqëruar postimin në profilin tij me diçiturën: “Elis Bakaj, sa të thjeshtë e bën, o vëllai”. Risjellja në kujtesë e këtij goli ka ngalur edhe reagimin e sulmuesit, i cili në shkurt u largua nga Kukësi në Bjellorusi te skuadra e Shahtjor Soligork. Bakaj i përgjigjet si fillim mbrojtësit me një koment vlerësues, ku, sipas sulmuesit, meritë te goli ka pasur pasimi i kryer nga Rrumbullak­u. “Vëllai, me atë pasim që jep ti, edhe më i mbaruari e bën gol”. Ky ishte komenti që Bakaj i bëri mbrojtësit. Më pas, Rrumbullak­u del direkt në temë, duke i bërë ftesë ish-sulmuesit të Kukësit, ku, sipas tij, skuadrës i mungon një lojtar si ai. “I madh je. Na ka marrë malli për një lojtar si ty”, i shkruan më pas Rrumbullak­u sulmuesit, i cili sapo ka mbyllur një sezon perfekt në Bjellorusi, pasi Shahtjor Soligork e mbylli në vend të dytë kampionati­n. Ndonëse Rrumbullak­u e ndien mungesën e Bakajt te Kukësi, duhet pranuar se gjasat janë të pakta që ish-sulmuesi të kthehet në janar te verilindor­ët, pasi dihet se Elisi është i kënaqur në çdo aspekt me aventurën bjelloruse, ku në verë pritet të marrë pjesë edhe në Ligën e Europës me Shahtjor Soligork. Sa i përket ndeshjes së sotme, Partizani-Kukësi, Elis Bakaj ka qenë “ish” i dy ekipeve, pasi karrierën në Shqipëri e nisi te të kuqtë dhe e la në shkurt te verilindor­ët.

 ??  ?? Faksimile të komenteve mes Rrumbullak­ut dhe Elis Bakajt
Faksimile të komenteve mes Rrumbullak­ut dhe Elis Bakajt
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania