Panorama Sport (Albania)

Cungu: Pa presion, e mundim Partizanin

“Ndeshje të tilla vendosen nga episodet, të shmangim gabimet”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do revan shin ndaj Partiza nit. Kjo do të jetë një sfidë me aromë “titulli”, ndaj edhe Armando Cungu hapur e thotë se në fushë do të zbresin vetëm për trepikëshi­n. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri shfaqet më shumë se i qartë për atë që kërkon nga ky 90minutësh, ndaj barazimin e ka të “fshirë” nga objektivat. E ka të qarta që përballje të tilla vendosën nga episodet, ndaj u kërkon të tijve që të ketë kujdes nga minuta e parë e deri tek e fundit. Trajneri humbi konferencë­n e shtypit dje, por sqaron se mungesa e tij erdhi prej trafikut që e bllokoi të kthehej në kohë nga Shkodra për në Tiranë.

A është gati Kukësit për të sfiduar Partizanin?

Jemi përgatitur dhe atmosfera është mjaft e mirë. Vijmë pas disa rezultatev­e pozitive radhazi dhe ky është një “bonus” i madh. Futbollist­ët janë profesioni­stë dhe me moralin e lart, do të hyjmë në fushën e lojës për të bërë më të mirën. Kam shumë besim tek ekipi im.

Kush e bën diferencën në përballje të tilla?

Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishm­e, pasi përballë vendosen dy ekipe që janë në pozita të larta në klasifikim dhe mendoj se e meritojnë vendin ku janë. Secila ka cilësi në organikë dhe pa dyshim vlera. Mund të them që diferencën në përballje të tilla e bëjnë vetëm episodet. Dhe ne do të përpiqemi që të bëjmë më pak gabime se kundërshta­ri nesër (sot), pasi kështu mund të harrojmë edhe qëllimin tonë final.

Ju kërkoni që t’i afroheni vendit të parë, ndërsa ata dëshirojnë të shkëputen. Mbi kë bie presioni?

Unë nuk mund të flas për atë që kërkon kundërshta­ri, por di të them që ekipin im është i vendosur për të marrë atë çka kërkon. Ju thashë dhe më lart, që po punojmë maksimalis­ht që të kemi gjithçka në favorin tonë. Nuk kemi presion, pasi e shikojmë këtë ndeshje si të radhës. Por, natyrshëm që dëshirojmë të marrim rezultat në këtë takim, ndaj edhe do të jemi

të përqendrua­r.

Kërkoni vetëm fitoren apo mund të mjaftoheni edhe me një barazim në varësi të lojës?

Ne gjithmonë hyjmë në çdo ndeshje për ta fituar atë. Në mendjen e gjithsecil­it në klubit tonë është e qartë se Kukësi e ka stekën lart dhe qëllimi përfundimt­ar pas çdo takimi është marrja e trepikëshi­t. Natyrshëm që një 90-minutësh i mbart që të tria rezultatet, por si unë ashtu dhe futbollist­ët kemi në mendje vetëm fitoren. Por, çdo gjë i mbetet fushës.

Kalon titulli i Kukësit përmes kësaj ndeshjeje?

Jo, nuk mund të them kështu, pasi nuk janë dy javët e fundit të kampionati­t, por akoma nuk ka mbaruar faza e dytë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, por jo vendimtare, pasi ka akoma shumë javë për t’u luajtur.

Mediat u lajmëruan se do të ishit ju në konferencë sot (dje), kishte arsye mungesa juaj?

Jo, nuk ka asnjë arsye. U vonova rrugës për shkak të trafikut duke ardhur nga Shkodra për në Tiranë. Nuk ka asnjë shkak.

Prej kujt prisni më shumë në këtë takim?

Unë pres nga i gjithë ekipi që të bëj më të mirën. Te ne nuk ka individë të veçantë, te Kukësi ekziston vetëm grupi. Kukësi kështu është ndërtuar. Gjithmonë është mbajtur pas kësaj filozofie. Edhe para 6 vitesh që unë kam qenë trajner i Kukësit. Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë. Jemi të qetë, vijojmë punën, pa asnjë lloj stresi apo presioni.

Si është situata në ekip, i kaloi Kukësi problemati­kat e dëmtimeve?

Është e vërtetë që gjatë gjithë këtyre 16 javëve nuk na janë ndarë dëmtimet, por unë do të thosha se tashmë fati po kthehet në anën tonë. Dita-ditës lojtarët që kanë pasur probleme po na rikthehen. Madje, mund të them se edhe problemati­ka e dëmtimeve na ka bërë më të fortë. Skuadra dhe lojtarët kanë treguar karakter, sidomos këto ndeshjet e fundit. Është e gjithë kjo gjendje që më jep besim. Ky grup ka kaluar shumë vështirësi dhe kjo na ka dhënë më shumë kurajë për të vazhduar përpara.

 ??  ??
 ??  ?? Cungu dhe Rexhinaldo, gjatë një seance stërvitore
Cungu dhe Rexhinaldo, gjatë një seance stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania