Panorama Sport (Albania)

Krasniqi: Ka ardhur koha t’i ulim me këmbë në tokë “demat”

- S. Sulozeqi

Gëzim Krasniqi “kërcënon” Partizanin. Ish-mbrojtësi u shpreh se do të jetë një ndeshje e veçantë për të, por si profesioni­st është gati që t’i mundë. I pranishëm në konferencë­n e dhënë për mediat, shtatlarti foli pa dorashka në prag të këtij dueli, ndërsa hapur e thotë se ka ardhur koha që dikush t’i ulë me këmbë në tokë të kuqtë. “Do të jetë ndeshje emocionues­e, pasi kam luajtur me Partizanin për disa vite. Sot jam me Kukësin për t’i mundur, ndërsa më parë ishte e kundërta. Është ndeshje e veçantë, shpresoj që ta fitoj. Partizani nuk ka gjë për të mos u mundur. Ka ardhur momenti për t’i ulur me këmbë në tokë”, u shpreh fillimisht 28-vjeçari. Kur pyetet për pikat e dobëta dhe të forta të kundërshta­rit, ai përgjigjet: “Kemi folur me stafin për disa gjëra që duhet të bëjmë kujdes të mos ndodhin. Duhet të luftojmë deri në fund, siç kemi bërë në ndeshjet e tjera”. SKEMA – U bën 3 javë që Kukësi po luan me 3 mbrojtës. Edhe pse të kushtëzuar prej dëmtimeve, duhet thënë se kjo skemë ka rezultuar efikase. “Me 3 mbrojtës nuk ka qenë edhe aq keq ndeshjet e fundit dhe kjo duket te rezultatet, pasi kemi arritur të marrim 3 fitore dhe kemi luajtur mirë gjithashtu. Nuk e di si do të luajmë këtë ndeshje, nuk mund ta them nëse do të ndryshojë apo jo skema”, u shpreh kavajasi. REVANSHI – Kukësi në fazën e parë u “thye” një episod prej Partizanit, por këtë herë Krasniqi mendon se do të jetë ndryshe. Shpreson që të gjejë golin, megjithatë thekson se në shenjë respekti nuk do të festojë. “Ndeshjen e parë humbëm me një rast, na erdhën një herë në portë e na shënuan, mund ta them nga një pakujdesi e jona. Pjesa tjetër foli për ne, humbëm shumë raste. I mundëm me lojë, na mundën me rezultat, kjo ishte e gjitha. Nëse do të shënoj, nuk festoj. Shpresoj të shënoj”, shtoi mbrojtësi, që deri më tani numëron 4 ndeshje me Kukësin. HEBAJ - I pyetur për përballjen me Hebajn, ai thotë: “Për mua nuk ka problem nëse është Hebaj, Latif apo ndonjë tjetër përballë meje. Të gjithë janë njësoj. Duhet të zbatojmë detyrat dhe të jemi të përqendrua­r. Nuk më bën përshtypje as stili i Hebajt apo ai Bardhit, jam këtu për t’i ndalur në çdo mënyrë”. REXHINALDO – “Bomberi” i Kukësi duket se i ka harruar problemet, të paktën kështu shprehet Krasniqi. “Ka qenë i çorientuar prej problemeve familjare, ndaj nuk ka qenë i përqendrua­r maksimalis­ht. Tani po punon mirë dhe është gati të jap 100%”, përfundoi 28-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania