Panorama Sport (Albania)

Prenga: Tirana e di mirë ku vjen, ne i nxjerrim duarbosh miqtë

-

Besnik Prenga prezantohe­t te Laçi si trajneri i tretë i krutanëve në Superiore. Pas stërvitjes së parë, Prenga dha një prononcim për “Panorama Sport”. Sipas tij, Laçi hyn i përqendrua­r në të dyja ndeshjet e radhës dhe për objektivat do të flitet vetëm në janar, kur të shihet pozita, në të cilën do gjendjet skuadra pas mbylljes së pjesës së parë të sezonit. Ndeshja e parë e tij është me Tiranën, një kundërshta­r, të cilin Prenga këtë sezon e ka parë disa herë nga afër në stadium dhe e njeh mirë. Ja intervista me Besnik Prengën... A e patët të vështirë që ta prishnit marrëveshj­en me palën tjetër në Kroaci?

Tani kur ka një marrëveshj­e është diçka që mund të ndahet shpejt. Gjithmonë nëse të dyja palët janë dakord, marrëveshj­a zgjidhet shumë shpejt dhe në dobi të të dyja palëve. Vendosa që të ndihmoj Laçin në këtë moment të vështirë. Në verë u ndjeva mirë, këtu kam miqtë e shokët dhe për më tepër kisha lënë një punë pambaruar deri në fund. Sado e vështirë ishte që të largoheshe nga Kroacia, dëshira për t’u rikthyer te Laçi ishte aq e madhe, sa fitoi kthimi në Shqipëri. Për më tepër që dëshira ime kjo ishte. Si e keni gjetur në këtë moment ekipin? Të them të vërtetën, nuk e di. Është diçka që duhet ta zbuloj. Ndeshja me Tiranën do ta tregojë sesi është gjendja. Sot (dje) ishte dita e parë dhe më duket se nuk jam larguar, por të shtunën do të shohim se ku jemi. Por, duke njohur mentalitet­in e djemve që kemi dhe ekipit, të jeni të sigurt se ata do të japin maksimumin për ta filluar mbarë. Për Laçin jeni trajneri i tretë në Superiore dhe kanë kaluar vetëm 17 javë. Do të ketë ndryshime?

Nuk mund të flas për ndryshime. Këta janë djem që bëjnë të pamundurën në fushën e lojës. Ndeshja do të tregojë shumë gjëra. Unë jam gati. Kam dy module loje që do të përshtaten në varësi të lojës, kundërshta­rit dhe momentit. Me Laçin ju bëtë histori në Europë. Besoni që do ta përsëritni këtë në kampionat, duke fituar një biletë europiane? Të them të vërtetën, unë nuk kam objektiv, por Europa është qëllim. Duhet të fitojmë ndaj Tiranës. Kemi përballë një skuadër që ka traditë, emër dhe ndeshja realisht është e vështirë. Vjen nga një takim i fituar. Tirana nuk duhet të kishte kaq pak pikë. Gjithsesi, Tirana e di se ku po vjen. Tirana e di shumë mirë se ku po vjen. Jemi një ekip që “miqtë nuk i presim bash ashtu siç duhet”. I lëmë të kthehen duarbosh. Sa të kalojnë urën e FushëKrujë­s, e dinë shumë mirë se ku po shkojnë. Dikush mendon për titull, dikush për Europë e dikush për mbijetesë. Por e vetmja, për të cilën kemi folur, është të mbarojmë dy ndeshjet. Në janar do të ulemi të flasim për merkaton, jam i sigurt se ekipi ka nevojë për merkato, por më shumë se merkato, unë besoj te këta çuna dhe e di se sa mund të japin. Do të keni përballë skuadrën e mikut tuaj, Halilit?

E di shumë mirë dhe nëse takimi nuk del siç mendoj unë, më mirë të më mundë një mik si Halili. Do ta kisha më të vështirë nëse më mund dikush tjetër sesa miku im Refik Halili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania