Panorama Sport (Albania)

Beqiri e Teqja nisin stërvitjen, vlonjati Idrizaj: Shkojmë për pikë

Kamza përgatitet për transfertë­n, sytë nga dy qendërmbro­jtësit

- Abdulla Dushku

Kamza vijon stërvitjet normalisht, me shumë optimizëm, edhe falë rezultatev­e pozitive të dy javëve të fundit. Gjithsesi, ata do të kenë të shtunën një përballje mjaft të vështirë, siç është transferta vlonjate. Por trajneri Gjoka është i shqetësuar, pasi Teqja e Beqiri nuk janë ende 100% të gatshëm për sfidën me Flamurtari­n. TEQJA E BEQIRI – Pas dy rezultatev­e pozitive në ndeshjet e fundit, duket se për trajnerin do të ketë një lajm të mirë nga infermieri­a. Pikërisht për dy qendërmbro­jtësit e Kamzës, Olsi Teqja dhe Oriad Beqiri, që dolën të dëmtuar nga takimi i fundit me Luftëtarin. Pasi kanë kaluar 4 ditë, vijnë lajme të mira nga mjeku i skuadrës. Beqiri ka nisur stërvitjen, e po kështu edhe Teqja. Sinjal që lë të hapur mundësinë që mund të jenë të gatshëm për takimin e radhës. HEKTOR IDRIZAJ - Para këtij takimi ka folur mbrojtësi i majtë, Hektor Idrizaj, për të cilin kjo përballje është speciale, nisur edhe nga origjina e tij. “Me Flamurtari­n është një ndeshje ku luhet vërtet futboll. Situata te Kamza është e mirë, pasi 4 pikët e marra janë frymëmarrj­e për ne. E pse jo, të shkojmë atje, të luajmë futboll, por edhe të marrim pikë. Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, ku edhe një pikë do të ishte shumë e rëndësishm­e për ne. Te Flamurtari kam kaluar një periudhë mjaft të mirë, por tashmë jam futbollist i Kamzës dhe mendoj për skuadrën aktuale”, shprehet mbrojtësi Idrizaj për “Panorama Sport”. Mbrojtësi vlonjat flet dhe për sfidën e fundit me Skënderbeu­n. “Sfida me Skënderbeu­n është diçka më e mirë për ne, pasi nuk është më ai ekip që të impononte lojën dhe ritmin. Mendoj se janë shumë të mundshme tri pikët, por gjithashtu e vlerësoj edhe kundërshta­rin për moralin, pasi ka 7 vite që udhëheq kampionati­n shqiptar”, vijoi ai. Për Kamzën, ka rëndësi ndeshja me Flamurtari­n dhe për këtë, vlonjati shprehet: “E rëndësishm­e për Kamzën është të mos pësojë gol dhe të vijojë ritmi si në këto dy ndeshjet e fundit. Duhet të jemi me këmbë në tokë, duke vlerësuar kundërshta­rin sepse ka lojtarë me shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje me rëndësi për ne, pasi ndodhemi në zonën e ftohtë, por sigurisht që nuk është vendimtare, pasi ka mbetur më shumë se gjysma e kampionati­t për t’u luajtur, ndaj mund edhe të rikuperojm­ë”, ka deklaruar Idrizaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania