Panorama Sport (Albania)

Ish-i Shehi: Kam respekt për Teutën, por fitojmë ne

- Bujar Balliu

Kastrioti do të përballet me Teutën dhe për Dajan Shehin do të jetë një sfidë mjaft e rëndësishm­e për vazhdimësi­në e krutanëve. Në prononcimi­n për “Panorama Sport”, mbrojtësi shprehet se e respekton Teutën për shkak se aty ka kaluar shumë mirë. “Vijmë pas një ndeshje të humbur, e cila na zbriti me këmbë në tokë, mirëpo tashmë duhet ta harrojmë dhe të shohim vetëm përpara dhe jemi fokusuar totalisht te ndeshja e radhës ndaj Teutës. Bëhet fjalë për një ekip të mirë këtë sezon, i cili ka marrë edhe rezultate pozitive. Është një skuadër e fortë dhe normalisht që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, si ndaj çdo ekipi tjetër. Megjithatë, nuk shoh diferenca të mëdha mes ekipeve, ndaj nuk ka të lehta”, shprehet Shehi. ISH-I – Shehi do të ketë një sfidë speciale, pasi përballë do të jetë ish-skuadra e tij. “Me Teutën e shoh si një ndeshje të luftuar, por ne do të bëjmë maksimumin dhe jam i bindur se do të marrim më të mirën. Për mua personalis­ht do të jetë ndeshje e veçantë, pasi do të luaj kundër ish-ekipit tim, aty ku kam kaluar 3 sezone të mira. Megjithatë, Teutës do t’i uroja shumë suksese në vazhdim, por jo në këtë ndeshje, pasi kjo do të jetë sfida që do të flasë për ne. Ne jemi një ekip që kemi prodhuar lojë të mirë në shumicën e ndeshjeve dhe i kemi hapur probleme çdo skuadre, mirëpo tashmë nuk na nevojitet më loja e bukur, por na duhen pikët”, vijon mbrojtësi i krutanëve. MBIJETESA – Fitorja me Flamurtari­n, dy javë më parë, ka shtuar së tepërmi besimin për mbijetesën. “Sa i takon rivaliteti­t, shoh një garë të fortë deri në fund, sidomos mes ekipeve që jemi për mbijetesë. Unë besoj se cili ekip do gabojë më pak, do arrijë që të sigurojë mbijetesën. Tifozët po na mungojnë shumë. Do të dëshiroja që të na mbështesni­n masivisht në ndeshjet e radhës”, deklaroi Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania