Panorama Sport (Albania)

“Takaj më zhgënjeu, Halili më dhuroi 10 milionë lekë”

"Asnjëherë urdhër për të lënë ndeshjet te Skënderbeu, por më thoni kujt i bëjnë këmbët që të rrëzojë Vllazninë?"

-

Teutën, me Hasanbelli­un dhe Bardhin, por edhe me Shkëmbin. U bënë shumë faktorë...

Ju keni punuar me shumë presidentë, nëse ju përmend emrin e secilit prej tyre, do të doja të më bënit thjesht nga një koment...

Dakord!

Albert Xhani...

I pari që më thirri "Osman bej". Unë i thosha "sulltan"... Edhe ai shumë tifoz. Sakrifikoi shumë për Partizanin. Mbaj mend kur negociuam për të shkuar atje i kërkova 10 milionë lekë paradhënie. "Jo", - më tha, - në asnjë mënyrë. Isha duke u kthyer në Korçë dhe më mori në telefon një gazetar. I thashë që e mbylla me Partizanin, edhe pse në fakt as kontratë nuk kisha firmosur dhe as lekë nuk kisha marrë. Kishte parë gazetën ditën tjetër dhe më mori që në mëngjes: "Hajde merri lekët. Hallall i ke vetëm që ke thënë se e ke mbyllur me mua". Ishte i veçantë.

Refik Halili...

Është nga ata presidentë­t që nëse bëje 3-4 fitore radhazi, mund të të shpërblent­e në mënyrë të çmendur. Nuk frenohej. Kur shkova te Tirana më bëri ofertën edhe më pyeti: "A je në rregull me kaq? - Dakord, - i thashë, - nëse je ti në rregull, edhe unë në rregull jam... Po më shikonte me habi. U nisëm të dy drejt Maqedonisë ku po bënte Tirana fazën përgatitor­e... Në Elbasan m;u afrua edhe më tha: "Na edhe këto 10 milionë lekë, se nuk e kuptova mirë atë që më the". Filluam të qeshim dhe i thashë me humor: "Deri në Librazhd do më japësh edhe nja 10 milionë të tjera..."

Arben Laze...

I pasionuar shumë pas futbollit. Shpenzime të mëdha për të fituar. Edhe me atë gjatë kohës së negociatav­e pata një histori. Kur isha te Bylisi, ishpreside­nti... më pati ofruar nja 3 milionë lekë paradhënie, por pasi firmosa më tha, m'i jep se më duhen. M'i dha më vonë, por mua më ngeli në mendje ajo gjë. Kur shkova të flisja me Lazen, ia tregova si histori dhe i mora lekët paradhënie... Edhe sot ma kujton: "Si ore më more lekët para se të firmosje?"

Ardjan Takaj...

Më pati thënë një herë Muzaka: "Imagjino, po t'i mbante lekët Takaj kesh, kushedi sa lekë do t'i merrje...". M'u desh një shumë e vogël parash dhe ai ma dha në moment, ndaj edhe Muzaka lëshoi atë batutë. Por, është pak i vështirë. Duhet ta pranoj se në shumicën e kohës batutat i bëj unë, por këtë herë batutën e ka bërë ai. Ishim një herë bashkë dhe në një moment tha: "Nëse futbolli do luhej me fjalë, ti Osman pa dyshim do t'ia kalojë Lionel Mesit...".

Edmond Hasanbelli­u...

Serioz dhe burrë i fjalës. Por, nuk e ndaj dot nga Ardian Bardhi. Ai gjithashtu ka një kontribut të madh. Besoj se të dy kanë bërë të mundur ndërtimin e një skuadre të tillë këtë sezon. Hasanbelli­u është presidenti më i vjetër dhe natyrisht, shumë tifoz i Teutës. Nuk kënaqet asnjëherë. Bardhi është i përkushtua­r deri në detajet më të vogla. Më tha që do bënim një lokal bashkë në Tiranë. "Dakord" i thashë, por nuk do quhet "Pascucci, por "Osmani i Pascucci-t". Janë një binom shumë i mirë me Hasanbelli­un.

Çfarë ka Teuta, që të tjerët nuk e kanë?

Ka cilësi pa dyshim, por mbi të gjitha ka qetësi dhe ka siguri.

Ju keni qenë dikur te Partizani. A ka më shumë shanse kjo skuadër për të marrë titullin tani që Skënderbeu ka probleme?

Partizani ka skuadër shumë të mirë, është e dukshme. Por, ka disa probleme që nuk mund t'i anashkaloj­ë.

Çfarë problemesh?

Së pari, nuk ka shumë lojtarë me eksperienc­ë. E keni parë që kur mungon Trashi, apo Hoxha, nis të lëkunden. Kam respekt për zëvendësue­sit e tyre, por ky është realiteti. Së dyti, nuk shfrytëzon rastet për t'u shkëputur: po të kishin fituar me ne ose me Skënderbeu­n në fushën e tyre, sot 70% edhe titulli do të ishte i tyre. Ndërsa kështu, nuk e kanë edhe aq të sigurt. Të shohim...

“U kërkojnë lojtarëve të një skuadre që sapo ka fituar titullin matematiki­sht, që të luajnë dhe të thyejnë këmbët për të rrëzuar nga kategoria një skuadër tjetër (i referohet Skënderbeu-Vllanzia 1-5). Më thoni kush e bën këtë në Shqipëri? Kush është ai që ka fituar titullin dhe një javë më pas zbret në fushë edhe mat forcat me një ekip që e ka finalen e mbijetesës dhe ka motivimin dhe cinizmin e duhur që ta rrëzojë me çdo kusht një ekip tjetër...”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania