Panorama Sport (Albania)

Soue: Kurrë i kuq, në Korçë kthehem me kënaqësi

- Llazi Saro

Skënderbeu e vuan mungesën e Ali Souesë dhe kjo është e qartë tashmë, por edhe, nga ana tjetër, ishsulmues­i i Kievos dhe i bardhekuqv­e duket se ka nostalgji për periudhën e kaluar te Skënderbeu. Ali Soue është konsiderua­r si një prej sulmuesve më të mirë që ka ardhur ndonjëherë në kampionati­n shqiptar, kjo duke u bazuar në shifra. 24-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeu­t edicionin e shkuar, duke arritur që të fitonte dhe titullin kampion, duke realizuar po ashtu edhe 21 gola. Këtë sezon, sulmuesi nga Gambia luan për skuadrën e CSKA Sofies, në Bullgari, megjithatë duket se ka krijuar një lidhje të fortë me vendin tonë. Një intervistë ndryshe, Soue ka zgjedhur që ta komunikojë përmes "Instagram"-it me ndjekësit e tij, ku ndër ta ka dhe shumë shqiptarë. Lojtari nuk ka nguruar që të jetë i hapur dhe i drejtpërdr­ejtë me përgjigjet e tij, ndonëse është pyetur edhe për një mundësi për të qenë pjesë e Partizanit. 24-vjeçari nuk e sheh veten pjesë e "demave", teksa përgjigjet me një "JO" të thatë, duke treguar besnikëri ndaj fanellës me të cilën u shpall kampion, por edhe kryegolash­ënues në Kategorinë Superiore. Nuk kishte si të mos pyetej nëse ekziston mundësia që një ditë ta shohim sërish me fanellën e korçarëve, nëse Skënderbeu do të rikthehet në arenën ndërkombët­are pas dënimit të dhënë nga UEFA. Italogambi­ani e pranon se është i lidhur me Korçën dhe se ai e ndien veten një "ujk", por lë të hapur gjithçka për të ardhmen. "Më ka pëlqyer shumë koha kur kam qenë në Shqipëri dhe unë do të jem një 'ujk' përgjithnj­ë. Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen, por duhet të punoj fort tani dhe të presim se çdo të rezervojë e ardhmja", është shprehur Soue. Të ngrohur nga kjo përgjigje, ndjekësit e 24vjeçarit në "Instagram" kanë insistuar më tej, duke e vënë në pozitë që të zgjedhë mes CSKA Sofjes dhe Skënderbeu­t. Por zgjedhja e ish-golashënue­sit të Skënderbeu­t ka qenë e thjeshtë. "Të dyja!" Nëse se keni ditur, Soue është tifoz i Arsenalit në arenën ndërkombët­are, diçka që ai vetë nuk ngurron që ta tregojë me të gjithë mbështetës­it e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania