Panorama Sport (Albania)

Apolonia nuk ka stol, ja lojtarët që pritet të largohen

Ndërhyrja në merkaton e janarit është e domosdoshm­e

- Bujar Rama

Nga 27 lojtarë, vetëm 20 janë aktivizuar për skuadrën fierake, ndërsa 7 të tjerë “nuk e kanë parë me sy” fushën gjatë këtij kampionati. Prej tyre, Grembi dhe Hebeja janë rikthyer në ekipet e moshave, Duda, A. Prifti dhe Çako kanë vuajtur dëmtimet, ndërsa një nga prurjet verore, Klevis Përkeqi, mund të quhet “dështimi më i madh”, pasi statistika­t flasin që vetëm në 1 ndeshje është përfshirë në 18-she ky lojtar. Për të vijuar në këtë listë, rolin e portierit të dytë (në mungesë të Çakos së dëmtuar), po e bën 17vjeçari i të rinjve, Tozaj, sigurisht “justifikim protokolli”, pasi kuadrati i Apolonisë ka siguri të plotë me prezencën e Harizajt (po nëse mungon Harizaj, a krijon siguri Tozaj, pavarësish­t talentit për të dhënë siguri në këtë moshë, pa asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e rritur?!) Situatë aspak e favorshme duket dhe së paku për tre lojtarë të tjerë të Apolonisë, konkretish­t për mbrojtësin Endri Braka, me vetëm 2 ndeshje të plota të luajtura, javën I ( 9 shtator: Turbina - Apolonia 0-1) dhe javën IX (11 nëntor: Apolonia - Egnatia 0-1); për mbrojtësin Erlando Mehmeti, vetëm 155' në 2 ndeshje (për herë të fundit më 22 shtator, java III, Apolonia - Bylis 00), pjesë e merkatos së verës për Apoloninë; për mesfushori­n Erald Kolgega, 262' në 4 ndeshje (e fundit më 27 tetor, Apolonia - Tomori 0-0, java VII), cilësuar si një nga goditjet më të mira të merkatos së verës. Një situatë e paqartë për atë që mund të ndodhë në merkato ku së paku tri “blerje” të verës që lamë pas: E. Mehmeti, Kolgega dhe Përkeqi, nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në skuadër dhe gjasat për vazhdimësi­në e tyre në “Loni Papuçiu” nuk janë shumë pozitive, thënë më troç: janë sinjale largimi për ta, pa harruar dhe “veteranin” 21- vjeçar Braka. SITUATA Hipotezat kanë bazë treguesit e statistika­ve dhe, nëse ndodhin këto largime, atëherë fierakët krijojnë amulli të ndjeshme në skuadër. Arsyeja, fare e thjeshtë: porta - në mungesës të Çakos, ka një 17-vjeçar si alternativ­ë të vetme, pa asnjë ndeshje me skuadrën e parë; mbrojtja - pa alternativ­a: Duda dhe A. Prifti të dëmtuar, teksa Braka dhe E. Mehmeti janë jashtë planeve; sulmi - tipik i pafuqishëm, “anemik” dhe pa forcë finalizimi, mbetet vetëm mesfusha me “bollëk” alternativ­ash, prej të cilave edhe në këto javë ky repart ka sjellë “arnime” për repartet e tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania