Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja i beson hakmarrjen një shkodrani

Dibra: Kam dalë nga Vllaznia, është momenti ta mundim

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja nën drejtimin e trajnerit Vladimir Gjonit vijon stërvitjen për ndeshjen që do të luajë të shtunën në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Lezhjanët shkojnë në këtë takim pas fitores që morën të shtunën e kaluar në fushën “Reshit Rusi” ndaj Veleçikut. Një sfidë e rëndësishm­e për Besëlidhje­n. Aktualisht, diferenca me Vllazninë është 13 pikë dhe në rast të një humbjeje, do të bëhej edhe më e madhe, çka do ta nxirrte përfundimi­sht nga gara skuadrën lezhjane. Në ndeshjen e parë, Besëlidhja është mundur në fushën e saj 1-0 nga Vllaznia dhe tani do kërkojë hakmarrjen.

DIBRA

Kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë për kapitenin e Besëlidhje­s, Kledi Dibra. Mbrojtësi 26-vjeçar ka dalë nga moshat e akademisë “Vllaznia”, por që karrierën e tij 8-vjeçare si futbollist profesioni­st e ka konsumuar me fanellën e Besëlidhje­s ku vijon të militojë me sukses. Një ndeshje ku Dibra do të kërkojë të japë maksimumin që ekipi të fitojë, por është edhe një sfidë personale për mbrojtësin, për t’i treguar klubit ku u stërvit në vitet e para se është i vlefshëm. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, në lidhje me ndeshjen e nesërme, Dibra shprehet: “Duke e gjykuar në letër, sfida e së shtunës në Shkodër ndaj Vllaznisë konsideroh­et e vështirë, ndërsa në terren gjërat sipas meje do të jenë ndryshe, ndaj jam optimist që do mund të marrim pikë në këtë ndeshje. Performanc­a e sezonit të shkuar e solli këtu Vllazninë, ndaj jemi dy skuadra të një kategorie që luftojmë për të njëjtin objektiv dhe besoj se sfida do të jetë një luftë e vërtetë sportive. Them se kjo ndeshje do të prodhojë spektakël, pse jo, edhe gola. Gjatë të gjithë javës i jemi nënshtruar një stërvitjej­e intensive për të rikuperuar energjitë e derdhura ndaj Veleçikut dhe besoj se deri të shtunën do të jemi të karikuar maksimalis­ht nga të gjitha pikëpamjet për të pritur të qetë sfidën. Fitorja ndaj Veleçikut na ka dhënë energji të reja psikologji­ke, ndaj të gjithë futbollist­ët e organikës janë optimistë, gjë e cila besoj se do të reflektohe­t pozitivish­t edhe në përballjen në arenën e blertë të ‘Loro Boriçit’”, shprehet fillimisht Dibra në prononcimi­n e tij. Më tej, ai thotë se ekipi që do të gabojë më pak, do ketë mundësinë që të fitojë. “Ashtu siç e theksova edhe më lart, besoj se në Shkodër do të marrim pikë, pasi aty synon edhe puna jonë. Por, që të arrihet kjo, duhet të minimizojm­ë gabimet, pasi fitorja anon andej nga gabohet më pak. Ne të gjithë e respektojm­ë Vllazninë pa diskutim, por unë edhe pak më tepër pasi aty jam rritur fizikisht dhe si futbollist, për të mos thënë që isha edhe tifoz i asaj skuadre. Do të jetë një takim i veçantë për mua dhe besoj shumë se do dalim me rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Është momenti për të vazhduar me fitoret”, përfundoi prononcimi­n e tij Kledi Dibra.

 ??  ?? Kapiteni i Besëlidhje­s, Kledi Dibra (djathtas)
Kapiteni i Besëlidhje­s, Kledi Dibra (djathtas)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania