Panorama Sport (Albania)

Reagon shoqata: Dënohet një qytet për faj të 4 tifozëve

- Feriz Ferizaj

Besa ka gëzuar vetëm në një ndeshje rikthimin dhe mbështetje­n tifozëve të saj, atë ndaj Tomorit. Më herët tifozët kavajas ishin dënuar 4 takime, ndërsa të mërkurën, Komisioni i Disiplinës ka dënuar përsëri tifozët kavajas me një ndeshje mungesë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e shoqatës së tifozëve “Miqtë e Besës” ku në emër të tyre ka folur, kryetari Aurel Myftiu. Ai apelon te tifozët që të mos bien pre e provokimev­e nga të gjithë aktorët dhe faktorët e një ndeshjeje, por të tregojnë tolerancë dhe kulturë. REAGIMI “Pasi vuajtëm 4 ndeshje dënimi, u gëzuam që u kthyem me Tomorin dhe ekipi arriti të kthente humbjen në fitore. I pari unë dhe gjithë tifozët, u gëzuam për atë sukses. Por, pa kaluar 48 orë nga ky gëzim, vjen dënimi i radhës i FSHF-së, në prag të një sfide të rëndësishm­e, siç është ajo me Bylisin. Objektivi i Besës dihet që mbetet rikthimi në Superiore, por pa prezencën e përkrahjen tonë, lojtarët nuk do ta kenë të lehtë”, thotë fillimisht Myftiu. Pikërisht te mungesa e kësaj përkrahjej­e gjen edhe apelin e tij Myftiu, drejtuar tifozëve verdhezinj. “Asnjëherë Kavaja nuk është shquar apo përmendur për veprime të dhunshme. Jemi mundur në Superiore nga Tirana, Partizani apo Skënderbeu në Kavajë dhe thjesht kemi kritikuar lojtarët tanë për humbjen, por jo kundërshta­rin. Nuk kemi hedhur qoftë një shishe ujë në stadium. Prandaj, apeloj të gjithë tifozët verdhezinj që vijnë të përkrahin Besën, të mos bëjnë veprime të dënueshme. Jam plotësisht dakord që jo pak herë gjyqtarët kanë penalizuar Besën, por nuk jemi ne tifozët që e kemi detyrë ta zgjidhim atë. Ka edhe trajnerë dhe futbollist­ë, që kur vijnë të luajnë në stadiumin tonë, provokojnë tifozët. Kjo nuk do të thotë që ne t’u përgjigjem­i me të njëjtën monedhë. Edhe një herë, apeloj që tifozët të mos bien pre e provokimev­e të askujt dhe të mos hedhim në fushë asnjë copë letër, jo më sende të tjera. Veprimi i 2 apo 3 individëve na ndëshkon të gjithëve. Mos lejoni që 4 apo 5 tifozë të bëhen shkak të dënojnë një stadium të tërë”, tha Myftiu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania