Panorama Sport (Albania)

Probleme me titullarët, Gjyla skanon Lushnjën

Trajneri: Është momenti ynë, ja si i motivoj futbollist­ët

- ALBAN ALUSHI

Lushnja po kalon një formë shumë të mirë ku ka arritur katër fitore radhazi në kampionat dhe e sheh veten në vendin e 3-të në klasifikim. Trajneri Ilir Gjyla, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", thotë se skuadra e tij duhet të fokusohet te sfida e së shtunën për të dhënë maksimumin, që të dalë me sukses nga transferta e Cërrikut.

GJYLA

"Të gjitha ndeshjet janë të vështira, edhe transferta­t edhe takimet e shtëpisë. Edhe brenda në fushën tonë kemi pasur ndeshje të vështira. Normal, të gjitha skuadrat thonë 'kam ndeshjen e radhës'. Unë mendoj që kjo është një sfidë radhe. Duhet marrë seriozisht ashtu si të gjithë takimet e tjera. Bashkë me stafin dhe çunat e kemi marrë seriozisht që në fillim të javës. Turbina është skuadra që na ka marrë pikë në Lushnjë, por kjo pak rëndësi ka, sepse ndodh në futboll. Është një ndeshje që duhet luajtur, duhet dhënë maksimumi dhe pastaj të fi- tojë ai që e meriton. Unë mendoj që duke bërë stërvitje seriozisht, duke mbajtur një regjim, duke bërë të gjitha ato çfarë duhen bërë për një ndeshje, duke pasur mendjen te loja dhe duke dhënë maksimumin, jam i bindur se do të dalim me sukses", u shpreh për gazetën trajneri Gjyla. Tekniku verdhejesh­il thotë se pikët nuk vijnë kot dhe për të realizuar fitoren, skuadra duhet të jetë 90 minuta në veprim.

SITUATA

"Absolutish­t, nuk e shohim Turbinën si ekipin e vendit të fundit. Duhet ta flemë mendjen se luajmë me ekipin që renditet në fund dhe e kemi të sigurt fitoren. Këtë u thashë edhe djemve pas ndeshjes me Egnatian. Ne kemi fituar tri ndeshje dhe themi do të fitojmë sot, por fitorja nuk vjen me fjalë. Vjen duke vepruar për të fituar. Edhe këtë javë do t'u themi çunave; me të vërtetë kemi marrë katër fitore dhe kundërshta­ri është në vendin e fundit, por, ama, ne do të luajmë për t'i marrë këto tri pikë. Pikët nuk vijnë kot. Duhet të luajmë si në pjesën e dytë të ndeshjes me Egnatian. Ose si në tri takimet e tjera të fituara. Duhet ta harrojmë atë pjesë të parë të ndeshjes me Egnatian", deklaroi tekniku Gjyla. Trajneri i Lushnjës konfirmoi mungesën e Xhafës në mbrojtje, ndërsa për të tjerët do të shikohet situata në vazhdim. "Ajo që dua të them, është që vazhdojmë të kemi mungesa të disa futbollist­ëve. Sefa, Sulkja, Allkanjari, janë 50 me 50. Nuk e dimë sesi do të bëhen deri të shtunën. Ndërsa Erion Xhafa është i konfirmuar që nuk do të luajë. Duke pasur parasysh gjithë këto mungesa, ata që luajnë duhet të japin më shumë se maksimumin", u shpreh trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. Skuadra po kalon një formë shumë të mirë, pasi ka arritur të fitojë 4 ndeshje radhazi në 45 ditë. Jashtë çdo parashikim­i, verdhejesh­ilët i janë afruar ndjeshëm kreut. Madje, nëse fitojnë edhe këtë javë, mund të përfitojnë nga përplasja e Bylisit me Besën. Ekipi do të zhvillojë sot edhe seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të jetë gati për transfertë­n e Cërrikut ku do të luajë të shtunën në orën 14:00. Synimi i lushnjarëv­e është ngjitja në Superiore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania