Panorama Sport (Albania)

Rrogozhina­sit Egnatia u kërkon falje tifozëve

- Aldo Buzi

Kur duhet edhe një ditë nga përballja me Pogradecin, nën drejtimin e trajnerëve, rrogozhina­sit po vijojnë me intensitet seancat. Përgatitje­t e djeshme kishin në vëmendje ushtrimet teorike si dhe një lojë të shkurtër brenda grupit, nga ku u vunë re edhe ndryshimet që do të jenë në formacioni­n anti-Pogradeci. E veçanta është se rikthehet Dimo pas mungesës me Lushnjën, por mungon Karepi për shkak kartonësh dhe Ibrahimlla­ri, në diskutim nga dëmtimi. Megjithatë, në kampin rrogozhina­s nuk e diskutojnë fitoren përpara tifozëve të tyre. Në fazën e parë ishte Pogradeci që fitonte në shifrat 2-1, duke u shkaktuar humbjen e parë. Kujtojmë që të dyja skuadrat janë ndeshur më parë në miqësore dhe pas shumë vitesh mungesë bëjnë pjesë në një grup. Për "Panorama Sport", kapiteni Andi Bakiasi u shpreh optimist përpara sfidës së radhës. "Ishim duke kaluar një moment të mirë si skuadër, por humbja me Lushnjën na i prishi pak ekuilibrat. Nuk është se u paraqitëm dobët, por ishin dy episode që vendosën gjithçka. Mungesat e Dimos e Ibrahimlla­rit na kushtëzuan në disa drejtime, edhe pse stafi kishte gjetur zëvendësue­sit. Tashmë, ajo përballje është arkivuar nga të gjithë ne dhe na bën që të mësojmë nga gabimet në vijim. Gjithashtu, edhe mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit ndikoi rreth atmosferës së përgjithsh­me. I kërkojmë falje çdo tifozi rrogozhina­s për atë humbje të pamerituar. Që nga sfida me pogradecar­ët, do të nisë kthesa e duhur ku do bindim me lojë dhe rezultat", përfundoi kapiteni Bakiasi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania