Panorama Sport (Albania)

5 klube të bllokuara nga Tatimet, FSHF seminar për licencimet

-

Situatë e zymtë në Kategorinë Superiore për sa i përket licencimit nga UEFA. Pas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, rezulton se Tirana, Flamurtari, Kamza, Luftëtari dhe Kastrioti janë me llogari të bllokuara sepse nuk kanë shlyer detyrimet tatimore dhe si pasojë, momentalis­ht nuk mund të licencohen nga UEFA. Për të përmbysur këtë situatë të zymtë, klubet duhet të gjejnë mundësinë të likuidojnë detyrimet. Ndërkohë dje, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF njofton se ka filluar procesi i licencimit të klubeve për sezonin e ardhshëm 2019-2020, i cili përfundon më 31 mars 2019. FSHF ka vendosur të organizojë edhe një seminar më datën 20 dhjetor për sa i përket çështjes së licencimit. NJOFTIMI I FSHF-së:

“Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticio­net e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Procesi përfundon më 31 mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA. Gjatë kësaj periudhe, klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentac­ionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastruk­turor, administra­tiv, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriteret e tjerë. Të gjithë përfaqësue­sit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohe­t më datë 20 dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit”, ka njoftuar dje institucio­ni i futbollit në vend, i cili ka theksuar se pikërisht kriteri financiar ka peshë specifike në këtë proces.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania