Panorama Sport (Albania)

Jetë nate dhe pije, Naser Aliji “çmend” Dinamon e Bukureshti­t

-

Në Rumani ishte transferim­i i parë i trajnerit të Dinamos së Bukureshti­t, Mirçea Redniç, mirëpo Naser Aliji duket shumë larg me klubin rumun. Në klubin e Dinamos së Bukureshti­t, drejtuesit dhe vetë trajneri i ekipit po humbasin durimin me mbrojtësin kuqezi dhe janë të shqetësuar nga veprimet e tij të fundit. Naser Aliji po kalon një situatë dëmtimi dhe për këtë është larguar nga Rumania drejt familjes së tij në Zvicër për të kryer edhe terapinë rikuperues­e. Mirëpo, gjatë ditëve të fundit, në Rumani kanë bërë më shumë sesa përshtypje lëvizjet e shqiptarit me miqtë. Naser Aliji është parë në rrjetet sociale me foto të postuara nga jeta e natës dhe daljet me miqtë. Diçka e tillë është përcjellë me shqetësim nga drejtuesit e Dinamos së Bukureshti­t që sipas mediave kryesore në Rumani kanë shprehur shqetësimi­n nëse “shqiptari është larguar në Zvicër për t’u rikuperuar, apo po shfrytëzon daljet si shkas që të prishet kontrata me Dinamon dhe të jetë i lirë në merkaton e janarit”. PRAPASKENA - Më tej, mediat në Rumani kanë zbuluar prapaskenë­n me pagesën. Aliji ka pranuar në fillim pagesën e ulët nga Dinamo me kushtin e vendosur nga klubi që ajo do të rritej ndjeshëm në rast se klubi rumun do të siguronte “play-off”-in për pjesën e sipërme të tabelës që në fund lufton për kampionat dhe zonën e Europës dhe jo për rënien. Me sa duket, shqiptari ka ndërruar mendim dhe kërkon më shumë, ndaj mund të shfrytëzoj­ë dëmtimin si pretekst për të shkëputur marrëdhëni­en kontraktua­le dhe në janar të jetë në kërkim të një tjetër mundësie më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania