Panorama Sport (Albania)

Kasacioni vendos: Titulli 2006 është i Interit

E vendos grada e fundit e gjykimit, Morati: Tani edhe juventinët ta pranojnë

-

Inter-Juventus, titulli i sezonit 2005-2006, një çështje e mbyllur?! Kësaj pyetjeje që turbullon një histori mllefi mes dy klubeve në fjalë, prej më shumë se një dekade, i është dhënë dje fjala "fund"... Të paktën këtë nënvizon akti dhe përgjigjja e publikuar dje nga seanca finale në Gjykatën e Kasacionit, e cila ka shtyrë apelimin e Juventusit, në lidhje me titullin që iu dhurua në tavolinë zikaltërve. Dhe duke qenë se pas Kasacionit nuk ka asnjë shkallë tjetër gjykimi, kjo histori mbyllet këtu dhe titulli i mbetet Interit. Ishin kohët e "Calciopoli"-t, me vendimin e fortë që dërgonte Juventusin edhe në Serinë B, por mbi të gjitha u hiqte bardhezinj­ve titujt e sezonit 2004-2005 dhe 20052006. I pari anulohet totalisht dhe mbetet pa fitues, ndërsa i dyti i dhurohet në tavolinë Interit, shtyrë edhe nga UEFA, që të paktën për trofeun e 2006ës duhet t'i jepte me çdo kusht një emër fituesi, pas anulimit ndaj bardhezinj­ve. Dhe në këtë pikë i shkoi Interit, si ndjekësja më e afërt. Nga ajo periudhë, furtuna që ka ngritur kjo çështje, sidomos në muajt e parë post-"Calciopoli", ka bërë që beteja jashtë fushe mes Juventusit dhe Interit të vazhdojë në të gjitha selitë kompetente që mund t'i jepnin përgjigje kësaj çështjeje. Nëse Juventusi apelonte me forcë vendimet e kohës, si kundërpërg­jigje nga zikaltrit, konkretish­t nga ishpreside­nti Masimo Morati, vinin thumbimet se mes pesë titujve radhazi të periudhës 2006-2010, ai i 2006-ës në tavolinë "ishte më i bukuri". Gjithsesi, në vitet e fundit, urrejtja mes palëve është shuar disi, me Andrea Anjelin që madje sponsorizo­i edhe ish-interistin Masimo Morati si kandidatur­ën më të vlefshme për t'u ulur në fronin e Federatës Italiane të Futbollit, por ndërkohë, për argumentin e titullit të sezonit 2005-2006 Kasacioni i ka vënë një gur varri sipër: "Ky trofe mbetet i Interit". Sigurisht që është paksa e çuditshme që kjo përgjigje erdhi pikërisht në ditën e prezantimi­t të Xhuzepe Marotës tek Interi, duke mbyllur një rreth të gjerë të ngjarjes, por ndërkohë, pas këtij vendimi, i pari dhe i vetmi që foli mbi argumentin ishte ishpreside­nti i milanezëve, Masimo Morati. "Gjykata e Kasacionit pa gjithçka të rregullt, ndaj konfirmimi i atij titulli për Interin ishte pasoja e drejtë e të gjithave ngjarjeve që kanë ndodhur në atë periudhë. Tani, shpresoj që edhe tifozët juventinë të ndërgjegjë­sohen me këtë fakt. Unë kam qenë gjithmonë i bindur se historia nuk do të ndryshonte, ndaj është e kotë që t'i hedhim sërish benzinë zjarrit. Unë dhe Anjeli kemi bërë paqe? E vërteta është që kemi qenë gjithmonë miq, thjesht që kohët e fundit kjo ndjenjë është bërë publike për të gjithë", përfundoi Morati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania