Panorama Sport (Albania)

Kielini: Ikardi të shkatërron nga nervat

"Derbi me Torinon, i ndjerë si sfida kundër Interit"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Xhorxho Kielini ësh të i ftohtë dhe i drejt përdrejtë në fushë, por të njëjtat cilësi i shfaq edhe në një intervistë për "DAZN", në të cilat prek temat e nxehta të Juventusit. Kapiteni bardhezi flet për ndryshimet që ka pësuar skuadra, defektet e saj, idetë e tij të lojës, eksperienc­ën si trajner, rivalët më të rrezikshëm dhe në fund për derbin që i pret me Torinon, në fundjavë.

Kielini, ju kanë etiketuar si një "King Kong" në fushë, por i tillë jeni edhe në jetën e përditshme?

Kam pasur këtë temperamen­t që kur isha fëmijë. Po flas për fushën... Kur shkel në fushë, transformo­hem, sepse jashtë saj jam mjaft i qetë, ndoshta edhe pak i turpshëm dhe i rezervuar. Dhe për mua, fusha ishte vendi ku mund të shpërtheja të gjitha emocionet e mia të forta.

Sa jeni përmirësua­r ndër vite, duke parë se tashmë jeni sërish agresiv, por shumë herë më i saktë. Ndëshkohen­i më pak...

Ndër vite kam fituar eksperienc­ë. Gabimet kanë qenë ato që më kanë përmirësua­r dhe jo vetëm në aspektin e lojës, por edhe në kontrollim­in e situatave të saj, ku mund të dënoja jo veten, por sidomos ekipin. Dhe e gjithë kjo ka ardhur edhe për meritë të kulturës që të ushqen Juventusi, sepse këtu çdo vit punon dhe duhet të vësh në diskutim veten. Në këtë mënyrë, përmirësoh­esh jo vetëm si individ, por edhe si skuadër. Këtë Juventusi e tregon shumë qartë në fushë, pasi gjëja e bukur e kësaj skuadre është se që nga dy finalet e fundit të luajtura në Champions, nga ajo e Berlinit (2015) dhe e Kardifit (2017), grupi ynë i lojtarëve ka ndryshuar 8 nga 23-25 lojtarë. Kam mbetur vetëm unë, Bonuçi dhe Barzalji dhe pikërisht kjo e bën Juventusin që të jetë ndryshe nga klubet e tjera, jo vetëm në njerëzit që e përbëjnë, por edhe në stilin e lojës.

Po defekte a ka ky Juventus i sivjetshëm?

Sigurisht që kemi dhe pasqyrohet mjaft mirë te barazimi që na ndodhi në kampionat me Xhenoan. Me gjithë respektin për Xhenoan, ato dy pikë ia mohuam vetes, sepse në shtëpi, me grupin që kemi, nuk mund t'i lejojmë vetes të lëmë dy pikë rrugës. Sivjet u kemi shkuar shumë shpesh ndeshjeve deri në fund me avantazhin 1-0. Thuajse gjithmonë na ka shkuar mirë, por pas Xhenoas, e paguam akoma më shtrenjtë me Mançester Junajtid. Madje, me gjithë interesa...

Atëherë, 1-0 nuk është rezultati perfekt, siç thotë Fabio Kapelo?

1-0 mund të jetë rezultati perfekt, por ndoshta deri në minutën e 60-të, sepse më pas, nëse shënon edhe të dytin, e menaxhon shumë më mirë ndeshjen. Të mos pësosh gol, të jep besim për ndeshjet e radhës, por të arrish që të mbyllësh ndeshjet edhe me 2-3 gola të shënuar, të bën që të shpenzosh sidomos më pak energji fizike dhe mendore.

Si i studioni kundërshta­rët tuaj?

Pikësëpari, studioj ndeshjet tona, pra, gjërat e bërë mirë, aty ku gabojmë, fazën mbrojtëse, ku mund të përmirësoh­emi dhe sigurisht që shoh të gjithë kundërshta­rët e mi. Syri im si mbrojtës fokusohet mbi të gjitha te sulmuesit, pasi çdo lojtar ka lëvizjet e tij dhe zonat e tij të preferuar. Ndaj, ta njohësh, më ndihmon që të mund të paraprij lëvizjet e rivalit tim. Në fushë ka qindra momente ku gjërat ndodhin në më pak se një sekondë dhe unë duhet ta bëj këtë lëvizje përpara se ta mendojë rivali im. Duke i studiuar rivalët e mi, e di se kur do ta bëjë atë gjuajtje, atë driblim, atë pasim... Ka raste që ia dal pozitivish­t, ka raste të tjera që jo.

Cili apo cilët janë rivalët që ju shqetësojn­ë më shumë?

Ikardi, për mendimin tim, në zonën e rreptësisë është sulmuesi i dytë më i fortë që kam markuar në karrierën time, sepse realisht Mauro të shkatërron nga nervat, në aspektin psikologji­k. E thënë ndryshe, kur luan ndaj tij, duhet të jesh në çdo sekondë të ndeshjesh i përqendrua­r, ndryshe... I vetmi që është më i fortë se ai, fatmirësis­ht nga sivjet është pjesë e Juves (Kristiano Ronaldo), dhe i kam hequr një barrë të rëndë vetes.

Ndiheni paksa një specie futbollist­i në zhdukje, në aspektin se vetëm ju keni mbetur që pasqyroni atë mbrojtësin italian të stilit të vjetër?

Futbolli po evoluon dhe është bukur. Është e drejtë që të zgjerosh horizontet dhe të mësosh gjëra të reja, përndryshe nuk përmirësoh­esh kurrë. Por unë do kisha preferuar që të paktën në aspektin mbrojtës, ne italianët të ruanim kulturën tonë, pasi me emra si Kanavaro, Nesta, Barezi e Maldini, pa harruar Xhentilen e Shirean, kemi shkruar kapituj të mëdhenj historik. Prandaj, unë ndihem krenar që jam ndër pasardhësi­t e paktë të kësaj kaste kampionësh dhe do të doja shumë që shembujt e tyre të mos humbnin kurrë.

Keni pasur shumë kapitenë të mëdhenj te Juventusi. Si kapiten i ri i skuadrës, çfarë do të donit t'i "rrëmbenit" secilit prej tyre?

Del Pieron pata fatin që ta njihja shumë i ri. Isha vetëm 21 vjeç kur erdha te Juventusi dhe më duhet të pranoj që për disa javë me radhë nuk isha i frikësuar, nuk ndihesha në lartësinë e kësaj skuadre, duke parë aq shumë kampionë që më rrethonin. Por Aleksi, së bashku me Kanavaron dhe Bufonin më morën në patronazh, më larguan çdo lloj presioni, më shtynin që thjesht të luaja dhe se e meritoja Juven. Dhe pikërisht këtë gjë jam munduar që edhe unë të delegoj te çdo lojtar i ri që vjen te Juventusi. Të njëjtën gjë po bëj madje edhe me atë "djaloshin" e sapoardhur, Kristiano Ronaldo. Ndërsa nga Bufoni, do doja të kisha atë intuitën që në një pjesë të caktuar të sezonit, në momente të vështira, ai dinte të gjente gjithmonë momentin dhe fjalët e duhura për të zgjuar skuadrën. Për mua ka qenë thjesht një krenari që e kam pasur për shumë vite pas shpatullav­e të mia një ikonë si Xhixhi.

Dhe në fundjavë, derbi... Çfarë Torinoje prisni në aksion?

Torino është rritur shumë, ka një skuadër fizike dhe janë shumë të zotët në kundërsulm. Ata sivjet synojnë Europën dhe mund të na vënë në vështirësi. Realisht, janë një skuadër simpatike, më pëlqejnë, me përjashtim të atyre 180 minutave kur ndeshen kundër nesh. Ronaldo e ka kuptuar shumë shpejt se për ne të Juventusit dy ndeshje nuk janë njësoj si të tjerat: ajo me Interin dhe derbi me Torinon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania