Panorama Sport (Albania)

Vajnaldum: Ta harrojmë klasifikim­in me Junajtid

-

Gjashtëmbë­dhjetë pikë përpara Mançester Junajtid. Me këtë armë të fortë psikologji­ke do ta presin kryesuesit e Premier Ligës Mançester Junajtid këtë të diel në "Anfield Road", në kryendeshj­en e javës. Por, Vajnaldum paralajmër­on se një diferencë e tillë nuk do të thotë asgjë kur përballë vihen dy skuadrat më të titulluara të Anglisë (Junajtid 20 tituj kampion, Liverpuli 18). "Reds"-at nuk i mundin "djajtë" në shtëpinë e tyre në Premier Ligë që prej vitit 2013 dhe mesfushori holandez këmbëngul se ata duhet të jenë në ditën e tyre më të mirë për t'i mposhtur rivalët. "Është një ndeshje e bukur dhe ne do përpiqemi të bëjmë të njëjtën paraqitje si ndaj Napolit", tha Vajnaldum. "Situata e Junajtid? Janë gjëra që ndodhin. Të gjithë mund të kenë një sezon të keq. Një vit përpara se unë të vija te Liverpuli, skuadra u rendit në vend të tetë, kështu që janë gjëra që ndodhin. Kjo nuk do të thotë se Junajtid nuk ka një skuadër dhe lojtarë të mirë. Sezonin e shkuar ata kishin të njëjtët futbollist­ë dhe u renditën të dytët. Një sezon shkon mirë, një sezon mund të jetë më i vështirë. Kjo nuk do të thotë se ata kanë një skuadër të keqe. Futbollist­ët i kanë të mirë, ashtu si edhe trajnerin dhe ata dinë sesi t'i kontrolloj­në dhe fitojnë ndeshjet, apo të mos i humbasin ato. Do të jetë e vështirë. Ky është një sezon i rëndësishë­m për ne. Të gjithë po luajnë mirë dhe të gjithë janë të nevojshëm për skuadrën, për shkak të cilësive të ndryshme që ofrojnë", nënvizoi 28-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania