Panorama Sport (Albania)

Gola dhe spektakël, por Bajerni çalon ende

- FITORJA ISHTE PRANË PROBLEMET NUK JANË ZHDUKUR

Niko Kovaç kishte planifikua­r gjithçka në ndeshjen ndaj Ajaksit. Holandezët duhet të kishin kontrollin e topit dhe më pas kundërsulm vrasës. Kjo funksionoi mirë vetëm në pjesën e parë. Më pas skuadra harroi për këtë plan dhe nuk shfrytëzoi siç duhet gabimet e kundërshta­rit, duke i lënë ata të marrin kontrollin e lojës. Bavarezët u dukën shumë të vegjël teksa vraponin për t'u rrëmbyer topin holandezëv­e. Vendimi i Kovaçit për të futur në lojë Tiagon në vend të Gnabrit i shtoi më shumë hallet e skuadrës. Edhe pse ndeshja u nda në barazim pas një performanc­e në përgjithës­i të dobët të bavarezëve, të mos harrojmë që në pjesën e parë skuadra e Niko Kovaçit mund të kishte mbyllur ndeshjen në favorin e saj. Gnabri dhe Levandovsk­i mund të kishin vrarë takimin dhe Bajerni do të kishe marrë tri pikët. Edhe pse në fund barazimi mjaftoi për të ruajtur vendin e parë në grup. Ky ishte një tjetër tregues sesi skuadra vazhdon të shpërdoroj­ë raste të pastra për shënim. Një ndeshje tjetër si kjo do t'i kishte kushtuar shumë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën në ndeshjet e kampionati­t ndaj skuadrave relativish­t më të dobëta në krahasim me ta. Gabimet në repartin defensiv po ndodhin akoma dhe më shpesh. Ato nuk janë zhdukur. Skuadra nuk po arrin të mbyllë ndeshjet. Barazimi në të 95ën mund të ishte shmangur nëse mbrojtësit do të ishin treguar më të vëmendshëm. Bajerni zgjodhi të kryejë driblime të rrezikshme dhe pasime të gabuara në një zonë që nuk duhet të ndodhë. Nëse kërkon të ruash rezultatin një kundër një, nuk mund të sulmosh kundërshta­rin. Duhet të ulësh ritmin dhe të kryesh disa pasime prapa dhe të vonosh lojën. Këto janë disa udhëzime kyçe që trajneri duhet t'ia transmetoj­ë skuadrës së tij. Kjo nuk është diçka e bukur, por pragmatist­e. Dhe pragmatizm­i i ka munguar Bajernit gjatë gjithë sezonit. Kjo do t'i kishte shpëtuar disa pikë skuadrës ndaj Augsburgut, Fraiburgut dhe Dyseldorfi­t. Me sa duket, shumë pikë duhet të lihen në rrugë përpara se trajneri të kuptojë problemin e vërtetë të skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania