Panorama Sport (Albania)

Përcaktohe­t shorti, kombëtaret e moshave njohin kundërshta­rët

-

Dje, ekipet kombëtare të basketboll­it të moshave u njohën me kundërshta­rët e tyre europiane për eventet e vitit 2019, si për djem , ashtu edhe për vajza. Siç dihet, Shqipëria do të jetë vendi organizato­r i Kampionati­t Europian U-16 të basketboll­it për meshkuj, divizioni C. Kjo është hera e parë që një aktivitet i kësaj grupmoshe do të mbahet në vendin tonë. Ky kampionat do të zhvillohet në Tiranë dhe do të startojë në datën 14 korrik për t'u mbyllur më datë 21 korrik të vitit 2019. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 10 skuadra, të cilat janë: Shqipëria, San Marino, Gjibraltar­i, Uellsi, Andorra, Malta, Austria, Armenia, Skocia, dhe Azerbajxha­ni. Përveç ekipeve pritet që në kryeqytet të mbërrijnë edhe një numër i madh vizitorësh dhe mbështetës­ish të këtyre ekipeve. Tashmë, kuqezinjtë U-16 mësuan edhe emrat skuadrave rivale. Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin B, bashkë me San Marinon, Skocinë, Moldavinë dhe Luksemburg­un. Kombëtarja U-18 e djemve do të jetë në Grupin B të divizionit C së bashku me Gjibraltar­in, Armeninë, San Marinon dhe Maltën. Ndeshje, të cilat do të zhvillohen në datat 28 korrik deri në 4 gusht 2019 në Andorra. Ekipi U-20, i cili bën pjesë në Grupin B të divizionit B, do të luajë kundër Çekisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Finlandës. Sfidat do të mbahen në datat 12-21 korrik 2019. Ndërkohë, kombëtarja U-16 për vajza, e cila bën pjesë në divizionin B, u shortua në Grupin B bashkë me Irlandën, Bjellorusi­në, Gjibraltar­in, Portugalin­ë dhe Austrinë. Takimet e këtij divizioni do të luhen në Bullgari në datat 15-24 gusht 2019. Dhe në fund, ekipi U-18 i femrave do të luajë përballë Suedisë, Holandës, Ukrainës, Luksemburg­ut dhe Gjibraltar­it. Skuadra që bëjnë pjesë në divizionin B dhe do të ndeshen në Maqedoni, në datat 5-14 korrik 2019.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania