Panorama Sport (Albania)

Vjen “magjistari” i parametrav­e zero, ja goditjet e realizuara

-

Pas shumë muajsh pritjeje, dje u bë zyrtare: Bepe Marota do jetë administra­tori i deleguar sportiv i Interit; sipas kontratës, për tre vitet e ardhshme. Megjithëse tifozët zikaltër një person të tillë e kërkonin prej më shumë kohësh, ndoshta vitesh, për të ndihmuar një bord që në merkato ka lëvizur mirë sipas mundësive, por që me afrimin e një drejtuesi të kalibrit të ish-juventinit është fuqizuar ndjeshëm. Sepse nëse Juventusi gjatë këtyre viteve është kthyer në makineri titujsh në Serinë A (7 tituj radhazi; plus 2 finale Champions-i, gjithsesi të humbura) dhe superfuqi ekonomike në Itali dhe Europë, një pjesë e madhe e meritës i shkon punës së jashtëzako­nshme të zhvilluar nga Marota. PARAMETRAT ZERO - Sepse drejtuesi i ri interist ka treguar gjithmonë aftësinë e tij në programimi­n, ndërtimin dhe përforcimi­n e përpiktë të klubeve dhe skuadrave të tij. Edhe nëse dikush e konsideron si "të lehtë" ecurinë e tij juventine, mjafton të rikujtohet "kryevepra" te Sampdoria kur arriti të transferon­te Antonio Kasanon (atëherë vetëm 25 vjeç) nga Reali i Madridit (në huazim pa kosto, plus 5.5 milionë euro për blerjen). Pra, Piero Auzilio do ketë një ndihmës të çmuar në merkato, një drejtues elitar i mësuar me goditjet e mëdha me kosto jo "të pamundura". Janë shumë, në fakt, transferim­et super të kryera nga Marota me parametër zero. Si të harrohen lojtarë si Pirlo, Pogba, Khedira, Dani Alvesh: yje që kanë kontribuar në ndërtimin e Juventusit të sotëm, gjatë viteve të vështira pas dominimit pikërisht të Interit, ku tani do përpiqet të përsërisë veten. Duke u lënë vend për një moment tjetër blerjeve ku i është dashur të përdorë shuma të konsiderue­shme nga arkat e klubit, ja goditjet më të rëndësishm­e me kosto zero të Marotës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania