Panorama Sport (Albania)

Liga e Europës objektiv, ja sa pará garanton

-

Për Interin, pas daljes nga Champions-i, është koha të ngrejë kokën e të mendojë për Ligën e Europës. Një kompeticio­n më pak joshës dhe i pasur, kjo është e vërtetë. Megjithatë, jo për t'u snobuar, sepse duke nisur nga e hëna (17 nëntor), kur do hidhet shorti i 1/16-ave, nis misioni i ri zikaltër: përpjekja për të fituar për të dytën herë Kupën europiane. Në aspektin ekonomike klubi interist niset pa 9.5 milionët që garantonte kalimi i grupit të Ligës së Kampionëve dhe pa 2.7 milionët e fitores kundër PSV-së në "San Siro" disa mbrëmje më parë. Trofeu i Ligës së Europës garanton 13.5 milionë euro (plus kuotën e shpërndarj­es të së drejtave televizive), çka ngushton diferencën ekonomike me Champions-in, që megjithatë nga grupet u garantoi arkave interiste rreth 56 milionë. FITIMET E E.LEAGUE - Dëshpërimi mbetet i madh dhe nis nga presidenti Stiven Zhang, por duke konsiderua­r objektivat minimalë të fiksuar në fillim të sezonit, qëndron mundësia për të mos zbritur poshtë stekës. Pjesëmarrj­a në 1/16-at vlen 500 mijë euro, që shkojnë në 1.1 milionë në rast se kalohet në 1/ 8-a dhe 1.5 milionë nëse arrihet kualifikim­i në çerekfinal­e. 2.4 milionë euro fitohen me kalimin në gjysmëfina­le, ndërsa pjesëmarrj­a në finalen e programuar në "Olympic Stadium" të Bakusë vlen 4.5 milionë, plus 4 milionë të tjera që shtohen në rast se ngrihet trofeu. Dhe Nuk mbaron këtu, sepse fitorja në Azerbajxha­n më 29 maj 2019 do garantonte edhe një shumë tjetër parash: 3.5 milionë euro që përftohen nga pjesëmarrj­a në Superkupën e Europës verën e ardhshme. Një total prej rreth 18 milionë eurosh. Nuk është Champions-i, por nuk duhet hedhur poshtë…në këto kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania