Panorama Sport (Albania)

Reali makineri goditjesh, Kros “snajperi” i Europës

Ronaldo tenton më shpesh kuadratin e portës rivale

-

Me përfundimi­n e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve dhe kualifikim­it të 16 skuadrave në fazën e 1/8-ave, tashmë është koha e analizave dhe bilanceve. Cili shënoi më shumë? Kush ishte pasuesi më i mirë? Cila skuadër nuk fitoi asnjë ndeshje? Rekordet më pikante të këtij sezoni vijojnë si më poshtë... BOMBERI LEVANDOVSK­I - Sulmuesi i Bajernit është aktualisht në krye të listës së golashënue­sve pas këtyre 6 ndeshjeve, duke e gjetur rrugën e golit 8 herë dhe duke u konfirmuar një vrasës përpara porte. Polaku ndiqet nga Lionel Mesi i Barçës me 6 gola, ndërsa Paulo Dibala (Juventus), Dushan Tadiç (Ajaks), Musa Marega (Porto), Edin Xheko (Roma), Nejmar (PSG) dhe Andrej Kramariç (Hofenhaim) kanë të gjithë nga pesë. PORTIERI I BOMBARDUAR - Ylli i Kuq i Beogradit ose Cërvena Zvezda nuk bëri një sezon të keq pas rikthimit prej shumë vitesh në Ligën e Kampioneve, por portieri tyre Milan Borjan, vuajti si asnjë koleg tjetër gjuajtjet e kundërshta­rëve. Ai bëri më shumë pritje se të gjithë (39), duke lënë pas Jeroen Zoet (PSV, 37) dhe Samir Handanoviç (Inter, 32). Megjithatë, lojtari i kombëtares kanadeze pësoi edhe më shumë gola se të tjerët në këtë fazë, 17.

MJESHTRI I DRIBLIMEVE - 32 driblime regjistroi Nejmar. Ata që i afrohen më shumë janë Lukas Moura (Totenhem) dhe Rahim Sterling (20).

"SNAJPERI" KROS - Mban këtë nofkë dhe jo më kot. Toni Kros bëri 503 pasime të sakta në 6 ndeshje dhe saktësia e tij ishte 95.1%. Në podium, mesfushori­t gjerman i bashkohen dy mbrojtës: Ajmerik Laport i Sitit (474) dhe Manuel Akanzhi i Dortmundit (442).

CR7 DHE REALI - Sulmuesi i Juves dhe ish-klubi i tij kanë diçka të përbashkët: asnjë ekip dhe lojtar nuk kanë shënjestru­ar më shumë portën se ata. Kampionët e Europës kanë bërë 120 goditje, 3 më shumë se Barça dhe 9 më shumë se Siti. Ronaldo ka tentuar 28 herë të godasë, 1 më

shumë se Herri Kejn (Totenhem).

DISIPLINA - Valencia u eliminua, por kaloi në Ligën e Europës përpara Jang Bojsave. Ekipi i Marselinjo­s ishte skuadra më e "masakruar" në këtë fazë me 108 faulle të pësuara. Ndërsa zviceranët

më të padisiplin­uarit, me 109 faulle të shkaktuara.

TË PAMPOSHTUR­IT Vetëm Barça, Porto, Bajerni dhe Lioni nga 32 skuadrat në total që morën pjesë në këtë fazë, nuk e ndjenë shijen e humbjes. Portugezët grumbullua­n më shumë pikë se të gjithë, 16.

HERËN TJETËR - Në anën tjetër, Monako, PSV, AEK dhe Hofenhaimi e mbyllën fazën e grupeve pa e ndierë shijen e fitores. Grekët nuk arritën të fitojnë asnjë pikë në Grupin E, ndërsa Monako e mbylli Grupin A e fundit, me vetëm 1 pikë dhe dy gola të shënuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania