Panorama Sport (Albania)

Ruli: Të vetmit në Europë pa pistë, por po shkëlqejmë

"2018, një vit i artë për atletikën shqiptare"

- ARTIN LLESHAJ

Me përfundimi­n e të gjitha aktiv iteteve kombëtare dhe ndërkombët­are për vitin 2018, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, bën një skaner të rezultatev­e të arritura në këtë sezon. Në një intervistë për "Panorama Sport", Ruli flet gjithashtu për vështirësi­të si dhe për objektivat që ka kjo federatë për vitin e ardhshëm.

Si do ta vlerësonit vitin 2018 për atletikën shqiptare?

Viti 2018 është një ndër vitet më të arta për atletikën shqiptare, pasi në inventarin e Federatës Shqiptare të Atletikës janë regjistrua­r shumë medalje ndërkombët­are, janë thyer shumë rekorde kombëtare dhe kemi arritur të marrim vende nderi në Lojërat Mesdhetare, në Europianin e shteteve të vogla apo në Kampionati­n Ballkanik. Izmir Smajlaj u shpall kampion në Europianin e shteteve të vogla në Lihtenshte­jn, ku merrnin pjesë 22 vende. Gjithashtu, doli kampion Ballkani dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në Europianin e Berlinit, edhe pse na u bë një padrejtësi e madhe nga pala gjermane. Një sukses të jashtëzako­nshëm regjistroi edhe Luiza Gega në Lojërat Mesdhetare që u zhvilluan në Tarragona, ku arriti të shpallej kampione. Franko Burraj dha një rezultat të shkëlqyer duke thyer rekordin e 400 metrave me një rezultat fantastik, që është vetëm 2 të qindtat larg normës europiane dhe kampionati­t botëror. Dua të falënderoj pa masë këto sportistë, trajnerët e tyre dhe të gjithë aktorët e atletikës shqiptare, që po e mbajnë këtë sport në majë. Atletika është "mbretëresh­a" e sporteve dhe sot për sot qëndron në majën më të lartë të piramidës së sportit shqiptar, pasi është i vetmi sport në vendin tonë që ka përmbushur me dinjitet objektivin që Shqipëria të jetë krenare në arenën kombëtare dhe ndërkombët­are, madje edhe mbi futbollin apo sportet e tjera.

Cilat janë vështirësi­të më të mëdha që ka sporti i atletikës në Shqipëri?

Edhe pse kushtet janë të

vështira, diferencën në këtë sport e bëjnë dëshira dhe talenti. Shqipëria është e mbushur me talente dhe duhet të kemi një bashkëpuni­m ndërmjet prindërve e trajnerëve. Shkodra, Elbasani, kanë kushte të mira, pasi kanë në dispozicio­n pista. Gjithashtu, Durrësi ka një pistë dheu dhe nuk do ta quaja në krizë për atletikën. Ndërkohë, në vështirësi është Tirana, pasi është kryeqyteti i vetëm në botë pa pistë atletike. Megjithatë, edhe në këto kushte, ne kemi nxjerrë atletë kampionë Ballkani, Europe apo Mesdheu. Nëse ne e shikojmë gotën bosh, atëherë do të jemi pesimistë, por nëse e shikojmë që ka ujë brenda kësaj gote, atëherë duhet të jemi optimistë. Unë gjithmonë kam qenë optimist, jo për të qenë euforik, por kam besim te puna ime, te trajnerët dhe te fuqia e

atletëve. Kush ka vullnet, nuk mund të ndalet para vështirësi­ve. Ka vende që kanë nxjerrë kampionë olimpikë në kushte edhe më të këqija se ne, ku ndoshta nuk kanë as bukë për të ngrënë. Nëse ka vullnet, sakrificë dhe dëshirë, rezultatet vijnë gjithmonë. Pra, mund ta them me bindje se kushtet nuk janë primare, por vullneti, fuqia dhe stërvitja. Sigurisht, nëse ke edhe kushtet e duhura, gjërat përmirësoh­en.

Cilat janë objektivat që ka federata juaj për vitin e ardhshëm?

Për 2019, pretendojm­ë të thyejmë rekordin e 3000 metrave me pengesa nga Luiza Gega, për të cilën jam i bindur që do të arrijë rezultate pozitive në Europian dhe Botëror. Ndërsa Izmir Smajlaj do të jetë kampion në garën e 100 metrave, në kërcim së gjati dhe trehapësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania