Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Drejtuesit na premtuan rrogat, duam fat që të marrim pikë

- Tomor Shehu

Për shtatlarti­n e mbrojtjes së Luftëtarit, Rustem Hoxha, përballja me Skënderbeu­n është më shumë se një takim i vështirë, por jo i pamundur për t’u kaluar me sukses. Në prononcimi­n e tij për “Panorama Sport”, 27-vjeçari durrsak ndalet te rëndësia që ka takimi i së dielës si dhe tek objektivi i Luftëtarit në këtë sfidë. “Me Skënderbeu­n do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Si ata (korçarët), edhe ne, javët e fundit kemi pasur rezultate jo pozitive. Kështu që ky takim mbart në vetvete një sfidë ku vendësit do të synojnë me çdo kusht rezultatin pozitiv. Për ekipin tonë është pa dyshim një transfertë tejet e vështirë, por ne s‘do të shkojmë të dorëzuar përballë korçarëve. Është e logjikshme që do të jetë një ndeshje më shumë se e luftuar. E nëse do të kemi pak fat, ç’na na ka munguar javët e fundit, atëherë mendoj se s’do të dalim pa pikë nga Korça”, tha fillimisht Hoxha. Dy ditë më parë, drejtuesit e Luftëtarit përçuan një tjetër klimë në ambientin bluzi, kjo pas premtimit për zgjidhjen e çështjes financiare. Në fakt, një gjë e tillë është konstatuar realisht mes lojtarëve në dy seancat e fundit stërvitore. A do të jetë ky premtim nga ana e drejtuesve, një arsye më shumë që bluzinjtë e trajnerit Gentjan Mezani të shfaqen më shumë se të motivuar në fushë ndaj Skënderbeu­t. “Na është premtuar nga drejtuesit se do të marrë rrugën e zgjidhjes ky shqetësim. Megjithatë, ne do të bëjmë punën tonë si në stërvitje dhe në ndeshje për të dhënë maksimumin, me objektiv ecurinë pozitive të Luftëtarit, duke filluar nga ndeshja me Skënderbeu­n”, përfundoi Hoxha. STËRVITJA Në kushtet e temperatur­ave të ulëta, gjirokastr­itët vijuan përgatitje­t në “Fushën e Vjetër” me organikë të kompletuar në numër. Nëse në dy ditët e mbetura në prag të ndeshjes me Skënderbeu­n gjërat do të shkojnë mirë, atëherë 11-shi i mundshëm, nga dhe sa është parë në seancat stërvitore, pritet të përbëhet nga: Ruçi, Rrapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Alkesi, Rroca, Milosavlje­v, Radoviç dhe Shkurtaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania