Panorama Sport (Albania)

Belica: Vuajtëm pa tifozë, meritë ka edhe... Kukësi

- S.Sulozeqi

Egzon Belica mendon se Partizani vuajti më shumë se duhet mungesën e tifozëve. Sipas kapitenit të kuq, barazimi nuk duhet bërë dramë, për më tepër që vjen përballë një kundërshta­ri të fortë si Kukësi. Qendërmbro­jtësi bëri të ditur se skuadra do të bëjë gjithçka për ta mbyllur me tri pikë në Gjirokastë­r, duke u shpallur kampione dimri.

Vetëm barazim, mendoni se Partizani e rikonfirmo­i që është skuadra për t’u mundur apo duhet të merrte fitoren ndaj Kukësit...?

Është e vërtetë. Ne e mendojmë titullin, por pas një ndeshjeje si ajo me Teutën, si dhe stadiumi pa tifozë, na e bënë pak të vështirë. Të them të drejtën, Kukësi pjesën e parë na “zhyti” pak mbrapa, na e vështirëso­i lojën tonë. Kishim dhe ne shanset tona, me Bardhin në pjesën e parë dhe me Hebajn në pjesën e dytë.

Megjithatë, ju duket kjo mënyra për të shkuar drejt titullit? Çfarë duhet të ndryshojë Partizani?

Ndeshja ndeshjes nuk i ngjan. Ne do të vazhdojmë drejt objektivav­e tona. Dihet që loja i ka të tria rezultatet brenda, kështu që duhet ta pranojmë këtë barazim dhe të vazhdojmë përpara. Kemi ndeshjen me Luftëtarin dhe do shkojmë atje për tri pikët.

Ndikoi mungesa e tifozëve në paraqitjen tuaj?

Patjetër, ndeshjet pa tifozë janë shumë të vështira. Së pari, sepse pa tifozë është shumë e vështirë për t’u karikuar dhe është e vërtetë që kjo ndeshje

u ndikua nga mungesa e tyre.

Kukësi ka mbrojtës shtatlartë, por çuditërish­t ju luajtët me topa të lartë. E paramendua­r?

Jo, Kukësi na vendosi pak në vështirësi, nuk mundëm të dilnim në lojën tonë dhe patjetër që do provonim me topa të gjatë.

A e mendoni se ky Partizan mundet ta ruajë këtë diferencë deri në fund?

E thashë e pak më parë, ndeshjet i kanë të tria rezultatet brenda. Në këto dy ditë do presim kundërshta­rët dhe pastaj pas një jave do të shkojmë për tri pikët në Gjirokastë­r.

A prisni ndonjë dhuratë nga Luftëtari që të shpalleni kampion dimri një javë para?

Jo, aspak.

Përveç Kukësit dhe Skënderbeu­t, cilat ekipe mendoni se do të keni rivale deri në fund?

Renditja tregon për Skënderbeu­n dhe Kukësin, por do të jetë një luftë e fortë. Unë nuk do lija pas edhe ekipin e Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania