Panorama Sport (Albania)

Prenga: Zoti dhe Selmani na nderuan, fat “budallai”

-

Besnik Prenga pranon se Laçi i tij ishte me fat që mundi Tiranën. Në intervistë­n për "Gol pas Goli" në "SuperSport", Prenga analizoi në detaj sfidën. Sipas tij, skuadra e Laçit luajti vetëm 20 minuta, më pas dështoi që të bënte më të mirën, duke u lënë terren kundërshta­rëve. Për merkaton, trajneri i ri nuk foli, sepse kërkonte të mbante në moral ekipin e tij, deri pas sfidës së fundit të fazës së dytë. Çfarë i ndryshuat skuadrës? Nuk besoj që i ndryshova diçka. Si nga ana fizike, ashtu dhe nga ana taktike. Fillimi ishte i vrullshëm, por sepse ishte ndërruar trajneri. Jam i kënaqur vetëm me 20 minutat e para. Nga kjo minutë, loja foli për Tiranën. Ata gjetën forca, morën lojën nën kontroll. Portieri ishte lojtari i ndeshjes. Karakteri i lojtarëve ishte ai që më solli mbrapa. Luajtëm përballë Tiranës, plot dëshirë. Është e pamundur që kjo Tiranë, me trajner dhe lojtarë të mirë, ndodhet në këtë pozicion. Kur shikoj tabelën, me dëshirën që ka, më habit që është në këto pozita. Ne na ndihmoi Zoti dhe portieri. Jam i lumtur për fitoren, do të na shërbejë për ndeshjen tjetër. Ndërhyrjet në merkato, a mund të na i thoni repartet ku duhet të përforcohe­ni? Nuk do ishte serioze t'i thosha repartet. Nuk e karikoj dot ekipin, po të them ku jam i pakënaqur. Nuk dyshova asnjë moment që lojtarët do japin maksimumin. Më lejoni të mbaroj edhe ndeshjen tjetër për të folur për merkaton apo diçka më shumë. Kërkesa për ndryshimin e terrenit… I kam kërkuar presidenti­t që të bëjë stërvitje në bar natyral dhe jo artificial. Me këtë terren është dëshira ajo që vendos dhe jo cilësia. Isha i vetëdijshë­m që diferencën do e bëjë dëshira. Trajnerit të ri i ecën, ka fatin e budallait ditën e parë. "Për hajër sa më gjatë". A keni piketuar ndonjë lojtar në Kroaci? A jua shpërbleu Altiparmak­ovski besimin? Këto dy ditët që bëra stërvitjen, u mundova të ndiej ritmin e lojtarëve. Unë bëra vetëm një ndërrim të detyruar, sepse e pashë që Tirana na vuri në vështirësi. Përgjigjen e dhashë në fushë. Duheshin zëvendësim­e, por unë nuk i bëra. Lojtarët duhet të bëjnë maksimumin për të më bindur. Nuk mund të flas për piketimet. Lojtarët i kam të mrekullues­hëm, deri të dielën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania