Panorama Sport (Albania)

Besa i merr pikë Bylisit, Erzeni akuza FSHF-së për Dinamon

"Skuadra blu nuk i ka pikët e saj, por të gjyqtarëve"

- FIQIRI SHEHU

Erzeni dhe Dinamo po e vazhdojnë ndeshjen e tyre edhe jashtë fushe. Pas 90 minutave ku shijakasit fituan në fushën e tyre me rezultatin 2-1 ndaj bluve, ishte klubi i Dinamos që reagoi ashpër duke akuzuar drejtuesit e Erzenit se kishin ushtruar presion te gjyqtarët që vendësit të fitonin sfidën. Klubi blu deklaroi se në Shijak u ndien sikur ishte 1997-ta dhe jo 2018-ta. Dje ka ardhur reagimi i ashpër i Erzenit që e konsideron Dinamon një ekip në konflikt të hapur interesi, pasi ka për donator zv.presidenti­n e federatës.

Reagimi - "Na vjen keq për Dinamon që shprehet kështu sepse është i vetmi ekip i kampionati­t shqiptar që nuk i ka pikët e veta, por të gjyqtarëve. Dinamo po prish kampionati­n shqiptar me arbitrat që merr me vete. Te Dinamo, donatori është zv.presidenti i FSHF-së. Patjetër që kishte reagime, por me këta gjyqtarë, kampionati shqiptar është shumë i vështirë. Suksese Dinamos, por jo me gjyqtarët, suksesi të jetë vetëm i juaji", thuhet fillimisht në reagimin e klubit shijakas. Ndërkaq, në lidhje me akuzat e bluve dhe atë çfarë ka ndodhur në fushën e "Tofik Jasharit", ka reaguar edhe drejtori i Sporteve në Bashkinë e Shijakut, Astrit Hoxha. Në një prononcim për gazetën "Panorama

Sport", ai shprehet: "Më vjen keq që Dinamo ka mbetur akoma te viti 1997. Dinamo kishte ardhur me skenar për t'i marrë tri pikët në Shijak. Nuk e di çfarë mund të thuash për dy golat që ka shënuar Erzeni. Si mund të ketë pasur ndikim gjyqtari te këto gola kur ishin më se të rregullt. Fitorja e Erzenit është djersa e gjithë lojtarëve dhe qytetit gjithashtu. Dinamo është mësuar t'i marrë pikët në tavolinë dhe jo në fushë dhe i duket çudi që ekipet e tjera e mundin në fushë. Një pyetje kam për drejtuesit e Dinamos. Golat e Erzenit ishin ndikim i gjyqtarit apo rrjedhojë e lojës? Fatkeqësi që nuk kishte një kamer për të filmuar ndeshjen, pasi na janë mohuar dy penallti të pastra dhe na është anuluar edhe një gol i rregullt në pjesën e parë. Mund të them se ishin flagrante. Meqë Dinamo thotë se në Shijak i dukej si 1997ta, i them se në qytetin tonë është 2027-ta. Prita që u rezervojmë miqve është e dhjetë viteve përpara", u shpreh drejtori i Sporteve në Bashkinë e Shijakut, Astrit Hoxha. Ndërkaq, Erzeni është pesë pikë larg Vllaznisë së vendit të parë dhe synon që të vazhdojë garën deri në fund për vendin e parë që e dërgon në Superiore. Pritet që gara të jetë e fortë deri në fund, në një kohë që në ekip do të ketë ndërhyrje gjatë merkatos së janarit, ku do të afrohen disa lojtarë cilësorë që do të fuqizojnë grupin.

 ??  ?? Faksimile e reagimit të klubit të Erzenit në faqen e vet në "Facebook" ndaj akuzave të Dinamos
Faksimile e reagimit të klubit të Erzenit në faqen e vet në "Facebook" ndaj akuzave të Dinamos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania