Panorama Sport (Albania)

Tifozë të Partizanit dhe ofendime për Osmanin, anësori del “pa këpucë”

-

Kastrioti-Teuta ishte një sfidë e rëndësishm­e për të dy skuadrat me krutanët si skuadër pritëse që kërkonin pikë për të lënë vendin e fundit dhe “djemtë e detit” për t’iu afruar kryesuesve të Partizanit. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes që nuk janë parë në televizion.

* Ndryshe nga ndeshjet e shkuara, në fillim terreni ishte deri diku i pranueshëm, duke ditur që ditët e fundit kanë qenë me shi dhe fusha është përdorur shumë, por me kalimin e minutave sa vjen e rëndohet.

* Në tribunë ishte i pranishëm edhe ish-trajneri Samuel Nikaj.

* E djeshmja kishte një numër të lartë tifozësh që mbështesni­n krutanët, por nuk munguan as një tifogrup i bregdetarë­ve. Rreth 50 tifozë ultras të Teutës ishin prezentë dhe gjatë gjithë lojës e mbanin të karikuar skuadrën e tyre, duke kënduar. Në total kishte rreth 650. * Një grup të rinjsh, mbështetës të Partizanit ishin grumbullua­r te sektori i tifozërisë vendëse ku herë pas here thërrisnin emrin e Kallakut në mbështetje, por nuk munguan sharjet për Tefik Osmanin dhe replikonin me tifozërinë mike. Shpesh dëgjoheshi­n që thërrisnin “Partizani” dhe nuk mungonin as sharjet e “demave të kuq”. * Një prekje e topit me dorë nga një lojtar i Teutës nuk jepet faull nga Xhaja dhe kjo acaron së tepërmi Nicën, i cili i vërsulet gjyqtarit të katërt, por ky i fundit e këshillon të qëndrojë pranë pankinës.

* Në minutën e 66-të, kryesori Xhaja i kërkon kapitenit Çela që t’u flasë tifozëve për të ndalur ofendimet. Në ndihmë, edhe Taulant Marku.

* Në të 77-ën, një ndërprerje e lojës habiti të gjithë të pranishmit, të cilët më pas filluan të qeshnin. Kjo pasi lagështira bën që t’i hapet këpuca anësorit Barushi dhe ky i fundit sinjalizon kryesorin Xhaja. I vjen në ndihmë stafi i Teutës që me anë të një fashoje i lidh këpucën për të vijuar deri në fund.

 ??  ?? Tifozët krutanë me shall të Partizanit
Tifozët krutanë me shall të Partizanit
 ??  ?? Stafi i mjekëve të Teutës duke i lidhur këpucën asistentit Barushi
Stafi i mjekëve të Teutës duke i lidhur këpucën asistentit Barushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania