Panorama Sport (Albania)

Në mesditë shorti, favoritët njihen me rivalët e radhës

-

Ekipet e kualifikua­ra nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve do të njihen sot me rivalet në turin pasardhës. Sot, në 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti teksa rregullorj­a pengon përballjet mes ekipeve që kanë qenë së bashku në fazën e grupeve ose që vijnë nga i njëjti shtet, ndaj do të jetë e sigurt se nuk do të ketë derbi të Madridit apo Mançesteri­t dhe as klasike gjermane apo spanjolle.

PËRBALLJET – Për kampionët në fuqi të Realit të Madridit, ashtu si për të gjithë ekipet e vazos së parë, rreziku janë Atletiko e

Madridit dhe Liverpuli, finaliste edicionit të kaluar, teksa shpresa për një short të lehtë kalon nga

Gelsenkirs­heni i Shalkes, apo

Ajaksi i Amsterdami­t dhe francezët e Olimpikut të Lionit. Te vazoja e dytë thuajse të gjitha ekipet urojnë që shorti t’u rezervojë Porton, me portugezët që, të paktën teorikisht, duken rivali më i lehtë ndër ata që janë kualifikua­r si të parë në grupet e tyre. Juventusi është mes favoritëve, por

Alegri do ta evitonte një konfrontim në shkurt me Liverpulin apo Atletikon, ndërkohë që disa ekipe nga vazoja e parë do të duan të shmangin Romën, e cila po kalon një moment negativ, por që nuk është e thënë që ai të zgjasë disa muaj.

LIGA E EUROPËS - Pas 13 ekipeve të kualifikua­ra që në turin paraardhës, dje siguruan biletat e tyre edhe 11 skuadra të tjera, të cilave u bashkëngji­ten edhe 8 ekipe nga vendet e treta të Ligës së Kampioneve. Sot, në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, do të hidhet edhe shorti që do të përcaktojë çiftet që të do luajnë fazën e 1/16-ve. Në këtë pikë të kompeticio­nit nuk lejohen që të përballen ekipet nga të njëjtat shtete ose që kanë qenë në të njëjtat grupe teksa Interi dhe Napoli rrezikojnë të gjejnë skuadra si Gallatasar­aj, Fenerbahçe apo Sportingu i Lisbonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania