Panorama Sport (Albania)

Shehi mediton largimin, ja ja prapaskena­t prapaskena­t në në Korçë Korçë

Lojtarët nuk i përgjigjen më, reagon klubi: Duan të na përçajnë

- LLAZI SARO

‘‘ Dorëzohet” Orges Shehi, paraqet dorëheqjen te presidenti Ardjan Takaj, por ky i fundit ia refuzon. “Nuk mund të vazhdoj në këtë situatë, karakteri im nuk e pranon të kemi disa humbje radhazi. Marr përgjegjës­i”. Kështu mësohet të jetë shprehur ndër të tjera pas ndeshjes ndaj Luftëtarit trajneri Shehi në një bisedë që ka pasur me Takajn. Skënderbeu është në pozicionin më të vështirë të këtyre tetë viteve të suksesshme, teksa tri humbje, një barazim dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit kanë bërë që trajneri të rishikojë pozicionin. “Panorama Sport” mëson se Shehi ka vendosur të marrë përgjegjës­i, paçka se raporti i tij me Takajn nuk është thjesht mes një punëdhënës­i dhe një punëmarrës­i. “Duhet të qetësohemi, nuk mund të nxitohemi në këtë situatë”, mësohet t’i ketë thënë Takaj trajnerit pas kërkesës së këtij të fundit për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës. Marrja e përgjegjës­isë në këtë situatë është vlerësuar nga Takaj, por ky i fundit kurrsesi nuk e ka shkuar nëpër mend lëvizjen në stol. Sot pritet që skuadra të ketë një mbledhje në Durrës dhe krerët e klubit, bashkë me trajnerin të dalin me një qëndrim për këtë situatë.

ARSYET - Burime konfidenci­ale në klub treguan dje për “Panorama Sport” se arsyet që e kanë çuar Shehin të mendojë largimin janë rezultatet e dobëta që ekipi ka marrë në pesë javët e fundit. Tri humbjet radhazi kanë rënduar jo pak gjendjen në ekip, aq sa edhe mbledhja e bërë nga Takaj para ndeshjes ndaj Luftëtarit nuk ka dhënë frytet

e veta. Së dyti, duket qartë se janë një grup lojtarësh që nuk po e ndjekin lojën e Orges Shehit. Një pjesë e tyre janë “senatorë” të Skënderbeu­t, që nuk po ndjekin idenë e trajnerit bardhekuq. Për këtë arsye, thuajse i braktisur, Shehi ka menduar që një figurë e re në

krye të stolit do të sillte një impakt tjetër në ekip. Së treti, burime të konfirmuar­a të gazetës bëjnë me dije se në Korçë nuk ka çështje pagash apo pakënaqësi­sh, por mosimpenji­mi i lojtarëve që dukshëm janë mbushur plot me suksese, i bën ata që të mos kenë më uri

për fitore dhe suksese të tjera. Në listën e shkaqeve është edhe braktisja e tifozëve, gjë të cilën Shehi e ka dhënë alarmin disa javë para. Dhe së fundit, duke ditur karakterin e Shehit, ai ka dalë ballëhapur për të marrë përsipër përgjegjës­itë e veta. Këto

pak a shumë e kanë shtyrë trajnerin bardhekuq të kërkojë dorëheqjen, pa dashur që të shkaktojë dëm më të madh dhe të parikuperu­eshëm për mbarëvajtj­en e sezonit. Vetë trajneri nuk pranoi dje të jepte detaje për gazetën për vendimin që ka marrë, por gjithsesi ky është më tepër një paralajmër­im për lojtarët, të cilët në këtë moment duhet të marrin përgjegjës­i.

TAKAJ - Dorëheqja është një pjesë, ndërsa ana tjetër e medaljes është se presidenti Takaj nuk është mësuar të marrë vendime në të “nxehtë”. Ai mësohet se ka kërkuar

të bindë Shehin që të qëndrojë në ekip edhe për vijimin e sezonit. Duke ditur vlerësimin që Takaj ka për të, natyrisht nuk mund të detyrojë durrsakun të refuzojë. Gazeta kontaktoi dje me vetë presidenti­n, por ky i fundit nuk pranoi të bënte një koment për situatën. Sot do të ketë një takim kokë më kokë mes trajnerit dhe presidenti­t, e më pas ky i fundit do të bisedojë edhe me lojtarët. Takaj, me shumë mundësi, do të marrë masa për ekipin dhe nuk është çudi që të nisin gjobat në rast se vazhdohet me të tilla rezultate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania