Panorama Sport (Albania)

Partizani nis spastrimet, ikën Gojkoviç

Mbrojtësi boshnjak prish kontratën, ish-kapiteni Ardit Beqiri: Fitojnë titullin të vetëm

- ILIR CARA

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, ka besim se skuadra do të dijë ta përballojë presionin edhe në pjesën e dytë të sezonit, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje kapitenit të Teutës, Tefik Osmani. Sipas Beqirit, ekipit i duhet vetëm një sulmues, mbase Vasil Shkurtaj. Ish-kapiteni pohoi se Partizani kurrë nuk ka pasur aleatë, ndaj...

Ish-kapiteni i Partizan it, Ardit Beqiri, ka be sim se skuadra do të dijë ta përballojë presionin edhe në pjesën e dytë të sezonit, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje kapitenit të Teutës, Tefik Osmani. Sipas Beqirit, ekipit i duhet vetëm një sulmues, mbase Vasil Shkurtaj. Ish-kapiteni pohoi se Partizani kurrë nuk ka pasur aleatë, ndaj i druhen triumfit të kuq, pasi mund të zgjasë gjatë dominimin.

Ardit, si e shikoni Partizanin, i cili gjysmën e punës e ka mbyllur me sukses, pasi e ka siguruar titullin honorifik kampion dimri?

Duke ditur se këtë gjë ka kohë që nuk e ka arritur, e konsideroj si shenjë të mirë për Partizanin. Por, që të plotësohet gjysma e rrugës, duhet plotësuar edhe ndeshja e radhës me Luftëtarin. Gjithsesi, mirë e shikoj Partizanin edhe në gjysmën tjetër.

Luftëtari vjet i ka mundur 5-0 në Gjirokastë­r. Mund të jetë kjo një arsye "hakmarrjej­e" për ta marrë fitoren të dielën?

Nuk është kjo arsye për të kërkuar fitoren në Gjirokastë­r. Arsyeja është se janë në vend të parë dhe çdo ndeshje duhet fituar për të ruajtur pozitat. Pas asaj humbjeje, ata janë ndeshur dhe Partizani ka fituar 3-0. Kjo ndeshje nuk është për të larë hesapet apo për hakmarrje, por për të marrë pikët që nevojiten. Besoj se ekipi do ta ruajë distancën me rivalët, pasi loja që kanë bërë nuk shahet.

Për të qenë i sigurt, çfarë i duhet Partizanit në merkaton e dimrit?

Siguria vjen po luajti si në 17 javët e para dhe të ruajë grupin. Kur ekipi është mirë dhe kryesues, vështirë të bësh merkato sasiore.

Thuhet se të kuqve u duhen 3 përforcime në dimër, ju si mendoni?

Personalis­ht, tri afrime në

janar më duken shumë. Po të ishte mundësia, mbase edhe me një kosto të lartë, Partizanit i duhet një sulmues, që t'u vijë në ndihmë të rinjve që luajnë aktualisht. Duhet një sulmues me eksperienc­ë dhe në gjendje. Pra, duhet një nuhatës goli, si dhe të jetë i aftë të orientojë dhe të bashkëpuno­jë me të rinjtë e ekipit. Partizani ka talente në vetvete, siç është Bardhi, Mala, Asani, etj.

Kapiteni i Teutës, Tefik Osmani, ka pohuar se Partizani nuk ka lojtarë me eksperienc­ë që të mbajnë presionin. Sipas tij, veç Alban Hoxhës dhe Lorenc Trashit, pjesa tjetër nuk e kanë staturën për të mbajtur peshën në pjesën e dytë që sigurisht bëhet më e fortë...

E kuptoj se çfarë ka dashur me thënë Osmani dhe faktikisht lojtarët me eksperienc­ë kanë peshën e tyre. Kur rritet presioni i pikëve dhe ruajtja e pozitave, duhet eksperienc­a. Por, unë e shikoj situatën në një prizëm tjetër. Për mua Partizani është i kompletuar. Mos të harrojë Osmani dhe gjithë të tjerët se me këto lojtarë e ka mbajtur presionin Partizani edhe në pjesën e parë, ku ka fituar dhe kryesuar. Këta lojtarë, edhe pse janë të rinj, do të mësohen edhe me idenë se luhet jo vetëm për paraqitje të mira, por edhe për kampionat. Besoj se ky grup do ta përballojë presionin në vijim dhe gjithnjë do të vijë duke u kalitur. Kjo arrihet me ndihmën e klubit dhe tifozëve, që nuk e lënë askund vetëm. Nuk është e lehtë, por them se rrugës do t'i bëhet më e lehtë. Partizani ka nevojë vetëm për një sulmues lider.

A mund të jetë Shkurtaj sulmuesi i duhur për skuadrën?

Di që për atë ka pasur interesim edhe më përpara, jo vetëm tani. Edhe ky mund të jetë i duhuri, aq më shumë që vjen nga Superiorja dhe i konfirmuar. Ai është një lojtar interesant dhe që mund t'i bëjë punë Partizanit. Blerja më e saktë për momentin do të ishte afrimi i një sulmuesi nga Superiorja, pasi nuk ka nevojë që të përshtatet, qoftë ky Shkurtaj apo dikush tjetër.

Teuta ndjek nga afër Partizanin. Kë shikoni si rivalin kryesor për të kuqtë në luftën për titull?

Teuta ka bërë një paraqitje dhe arritje të kënaqshme dhe ka një ekip për t'u kompliment­uar dhe marrë si shembull. Nuk e di nëse Teuta do të arrijë ta mbajë ritmin e këtij kampionati. Rival më serioz dhe më të rrezikshëm nga të gjithë shikoj Kukësin, pa nënvlerësu­ar Teutën. Kukësin e kam parë rival serioz edhe kur ata vuanin për rezultatet. Ndërsa në javët e fundit, urtë e butë, i ka bërë pikët dhe është afruar shumë me kreun. Pastaj, Kukësi ka edhe ata lojtarët me eksperienc­ë që përmend Osmani. Duke ditur se Kukësi ka hyrë në zonën e pretendime­ve, rrezikshmë­ria rritet shumë për Partizanin.

Partizanit i shtrëngohe­n të gjithë, ku bën pjesë edhe Skënderbeu që i ka mundur dy herë, ndërsa të tjerat kanë arritur t'u marrin pikë korçarëve. A duhen të gjejnë "demat" aleatë për pjesën në vijim?

Një gjë duhet bërë e qartë. Partizani nuk ka pritur asnjëherë nga të tjerët. Po ta kishte bërë, do të kishte arritur ndonjë gjë. Partizani çdo gjë që ka ndërtuar, e ka arritur me meritat e veta, pa dhurata. Gjërat që nuk ka pasur asnjëherë Partizani, kanë qenë aleatët. Nuk ka pritur dhe besoj se nuk ka për të pritur gjë nga të tjerët. Nuk e di pse ndodh kjo? Ekziston ideja se Partizani po të dalë kampion bëhet kundërshta­r shumë i rrezikshëm për të tjerët.

Partizani po të arrijë të shpallet kampion me këtë grup, ku mbizotëroj­në lojtarët e rinj, do ta ketë më të lehtë në vijim që të dominojë për një kohë të gjatë kampionati­n shqiptar. Ndoshta, kjo është ajo që i shqetëson disa, pasi kanë frikë nga dominimi i "demave".

Ku e bazoni këtë? Po si mund të arrihet i vetëm në Superiore, pasi është krijuar psikoza se pa aleatë nuk del kurrë kampion?

Këtë përfundim nuk e pranoj. Po të flasim me këtë logjikë, duke ditur botërisht se Partizani nuk ka aleatë, i bie ta dorëzojnë që tani kampionati­n dhe të mos e vazhdojë betejën. Kjo i shton koeficient­in e vështirësi­së Partizanit, por njëkohësis­ht rrit edhe nivelin e kënaqësisë në fund po dolën kampion. Shijon shumë kur triumfon pa e kthyer kokën prapa, pasi nuk i ke borxh askujt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania