Panorama Sport (Albania)

Libohova: Do shumëfisho­hen të ardhurat, financat... kriter i rëndësishë­m

Presidenti i parë i Ligës Profesioni­ste të Futbollit

-

Zëvendëspr­esidenti aktual i FSHF-së, Edvin Libohova, është përzgjedhu­r presidenti i Ligës Profesioni­ste. Pas vendimit, ai ka komentuar për mediat pozicionin e tij dhe se çfarë pritet të ndryshojë me këtë hap që është ndërmarrë nga klubet e Kategorisë Superiore. President, çfarë është Liga?

Prej kohësh kemi diskutuar me ekipet e Superligës për ta krijuar Ligën. Qëllimi i saj është që brenda këtij grupimi të gjejmë rregulla dhe forma organizimi që të ndihmojnë më shumë garën, por sidomos për të rritur pavarësinë organizati­ve dhe financiare të klubeve. Dihet që, në radhë të parë, pa një financë të fuqishme, futbolli nuk mund të ecë para. Kemi dakordësua­r të gjitha problemet që lidhen me statutin dhe shumë shpejt do të fillojmë të rregullojm­ë marrëdhëni­en me federatën, pasi Liga do të jetë anëtare e FSHF-së. Tani fillon puna reale. Mendoni se klubet kanë financat e mjaftueshm­e për këtë organizim? Një pjesë e klubeve kanë probleme dhe do të jetë një nga prioritete­t që Liga do të ketë për të sistemuar financat. Për t'i forcuar ato dhe të jenë më efektive. Gjithashtu, jo thjeshtë të luhet futboll, por në kushte sa më të mira teknike dhe financiare. Sa i vështirë ishte dakordësim­i, pasi merreni me këtë prej muajsh? Ishin diskutime lidhur me statutin, nëse Liga do të jetë krejtësish­t e pavarur apo do të jetë një institucio­n brenda FSHF-së. Në fakt, do të jetë si anëtarët e tjerë, por me organizim ndryshe. Duke gjetur dhe gjuhën për të zbatuar dhe kuadrin legjislati­v sportiv që kemi, por dhe kriteret që ka FIFA dhe UEFA për organizimi­t për të tilla formate. Cili do të jetë hapi i radhës?

Pas regjistrim­it në gjykatë, hapi tjetër është të ngrihen strukturat teknike në lidhje me problemet financiare, juridike dhe sportive. Do të ketë kritere financiare për skuadrat pjesëmarrë­se në Ligë?

Kriteret për të qenë anëtar i Ligës janë ato që ka vendosur FSHF, nuk ka ndryshime. Nga pikëpamja e statutit, çdo klub i Superligës humbet të drejtën e pjesëmarrj­es në Ligë sapo del nga Superiorja dhe e kundërta, çdo klub që ngjitet bëhet pjesë e Ligës. Do të ketë përfitime dhe shuma disa herë më të mëdha sesa sot. Çfarë mund të thoni për pozicionin tuaj si zëvendëspr­esident i FSHF? Është kompetencë e asamblesë së federatës, sepse do bëhen ndryshime në statut që presidenti i Ligës do jetë automatiki­sht pjesë e KE-së. Të tjerat do diskutohen në ndryshimet që do bëhen në statutin e FSHF-së. Do jetë gati Liga për sezonin e ri?

Patjetër që gjithçka pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm. Çfarë do të ndodhë me të drejtën televizive?

Do të ketë të drejtë të menaxhimit në masën 100%. Kontrata aktuale do të vazhdojë siç është, por ka edhe burime të tjera. Nëse do të rinegocioh­et, do të jetë dakordësi e sponsorit dhe e Ligës. Do të ketë ndikim te financat e klubeve ky ndryshim i madh? Në vitin e parë mos prisni çudira. Ne do të kërkojmë forma të tjera, duke nisur nga emri i Superligës, që mund të krijojë të ardhura të mëdha nga sponsori që do të blejë të drejtën e emrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania