Panorama Sport (Albania)

Dede sheh rritje te bardheblut­ë, Mema: Nuk kanë lider dhe... burra

-

Tirana nuk po ngre dot kokë. Edhe në Laç u largua duarbosh, duke e komplikuar edhe më shumë situatën në renditje. Skuadra prodhon dhe shënon, por në fund ndëshkohet me aq lehtësi. Kjo krizë rezultates­h është analizuar në emisionin “Zona Gol” të “SuperSport” edhe prej dy ish-trajnerëve. Sulejman Mema ka theksuar se bardheblut­ë nuk kanë një lider që t’i udhëheqë, por as... burra, kurse Nevil Dede sheh një lloj rritjeje në ekip dhe këtë e bazon te paraqitja e pjesës së dytë kundër kurbinasve. “Tirana nuk ka një lider, një lojtar që t’i drejtojë. Dhe lideri hyn te burrat. Tirana në të gjitha repartet ka nga një mangët. I bie që Tirana të luajë me shumë pak veta, karshi një kundërshta­ri që i ka 11 burra që mund të luftojnë në fushë. Tirana nuk i ka të tillë, kjo është edhe arsyeja që bën diferencën me pikë. Diferenca me Partizanin ndryshe është në letër dhe ndryshe në fushë. Fanella e Tiranës është e rëndë”, u shpreh Sulejman Mema. Në të njëjtën linjë ishte edhe Nevil Dede. “Në ndeshjen e fundit deri diku Tirana kuptoi që është skuadër dhe mbi të gjitha kuptoi se ka mundësi për të bërë më mirë. Ardian Mema do të dëshiroja t’i kishte bërë më herët disa ndërrime dhe jo në pjesën e dytë. E kam mik, takohemi shpesh dhe diskutojmë. Gjëja e parë pozitive nga ndeshja me Laçin ishte fakti se morën një mesazh nga vetja e tyre: kuptuan kë përfaqësoj­në. Pjesa e dytë tregoi se cila duhet të jetë Tirana, pasi e dominoi kundërshta­rin. Gjykova që kjo do të niste që javën e shkuar me Kastriotin. Gjëja e dytë pozitive që kanë fituar nga ky 45-minutësh ka të bëjë me pozicionet në fushë. E treta, është besimi që duhet të ketë kjo skuadër për atë që përfaqëson. E katërta, që është edhe më kryesorja, është filozofia që u injekton klubi lojtarëve, konkretish­t dëshirën për të fituar ndeshjet dhe jo frika për të humbur. Tirana historikis­ht këtë ka pasur”, përfundoi ish-kapiteni i kryeqyteta­sve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania