Panorama Sport (Albania)

Laçi humbet Xhixhën, Prenga në hall për sulmin para Teutës

Lojtari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë

-

Laçi do të ketë një ndeshje delikate të shtunën në orën 17:00, pikërisht në transfertë ndaj Teutës së vendit të dytë. Një duel për Europën pikërisht ndaj një kundërshta­ri që në fazën e parë e futi ekipin kurbinas në një minikrizë, pasi e mundi në fushën asnjanëse të Elbasanit me shifrat 0-3. Gjithsesi, ardhja e trajnerit Besnik Prenga ka shtuar optimizmin te kurbinasit për t’i bërë një mbyllje pozitive fazës së dytë, e më pas për të menduar për merkaton e janarit. Mirëpo, Prengës i janë prishur jo pak planet në prag të ndeshjes me Teutën, pasi mësohet se sulmuesi Redon Xhixha ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të mungojë në Durrës. Kjo mungesë rëndon shumë në këtë moment për Laçin, pasi Xhixha po kalonte një formë të shkëlqyer dhe ndaj Tiranës ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë. Gjithsesi, në këto ditë përgatitje­je Prenga do të punojë për të gjetur zëvendësue­sin e të riut kurbinas, teksa nuk përjashtoh­et mundësia që maqedonasi Altiparmak­ovski ta nisë si titullar. Trajneri bardhezi kërkon lojtarë që kanë agresivite­tin e duhur për t’iu përshtatur ideve të tij. Përveç Xhixhës, e gjithë pjesa tjetër e ekipit është gati për ndeshjen ndaj durrsakëve, ku do të kërkohet patjetër një rezultat pozitiv. Synimet e Laçit këtë sezon janë të qarta, pra, minimalish­t të sigurohet pjesëmarrj­a në Europë. Pak muaj më parë, presidenti Pashk Laksa ka thënë se do të luftojnë për titull, por gjithçka mbetet për t’u parë. Në janar është e sigurt që Laçi do të afrojë pesë lojtarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania