Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Luftëtari 7 - Mjaftoi një mbledhje me drejtuesit që lojtarët bluzi të rikthehen të frikshëm në kampionat, duke thyer Skënderbeu­n në Korçë me shifrat 2-3. Skuadra e Mezanit dha shenjat që në start se kërkonte me çdo kusht rezultat pozitiv dhe, me sa duket, ultimatumi nga presidenca për 4 pikë në dy ndeshjet e fundit bëri efekt. Fitore e madhe në luftën për mbijetesë, pikërisht në një javë ku rivalët u mundën. Teuta 6.5 - Skuadra e Bledi Shkëmbit hedh kandidatur­ën për titullin kampion. Rezultati i dhjetë pozitiv radhazi vjen në transfertë­n ndaj Kastriotit, ku shënon katër gola dhe nuk e vë asnjëherë në diskutim triumfin. Kallaku vijon të shkëlqejë, ndërsa rigjen golin e Latif Amadu. Tashmë durrsakët janë vetëm katër pikë nga Partizani kryesues.

Laçi 6.5 - Bëjnë një pjesë të parë gati perfekte, duke krijuar idenë se mbyllën historinë e takimit, por vuajnë pa fund në të dytën. Arbitri gabon qoftë në favor të kurbinasve, ashtu edhe në dëm të tyre. Triumf i merituar dhe një super-Fangaj, që shënon gol spektakola­r. Flamurtari 6.5 - "Nuk më intereson loja në këtë moment, na duhen pikët". Ilir Daja mori atë që dëshironte ndaj Kamzës, teksa me dy fitore radhazi në shtëpi kuqezinjtë janë në rrugën e duhur për të kapur zonën europiane. Mjafton një gol i Tomislav Bushiç në pjesën e dytë për të marrë 3 pikë. Terreni i vështirë nuk i dha shumë mundësi.

Kukësi 6 - Zhvillon ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit, duke vendosur në vështirësi Partizanin me rastet që krijoi, por nuk shkon më shumë se barazimi. Ekipi i Cungut tregoi autoritet në kryendeshj­en e javës, por siç tha edhe vetë trajneri pas takimit, të besuarit e tij ishin të pafat, pasi portieri i Partizanit bëri mrekullira.

Partizani 5.5 - Tregon limite kur i mungon një kualitet në krahët e sulmit si Jasir Asani. Bën pak në fazën ofensive dhe vetëm një goditje në portë gjithë takimin, tregon se nuk ka merituar më shumë se barazimi. Rrezikoi jo pak për të humbur dhe për këtë duhet të falënderoj­ë Hoxhën, që evitoi gola të sigurt.

Kamza 4 - Bën lojën e zakonshme në Vlorë, duke mos lënë hapësira për kundërshta­rin, por e pëson nga një shpërqendr­im në mbrojtje, pikërisht atëherë kur ishte krijuar besimi se mund të dilte me pikë.

Tirana 4 - "Deja vu" edhe në Laç. Pëson dy gola prej rreshtimit amatoresk në mbrojtje. Luajnë shumë mirë në pjesën e dytë, duke bërë gjithçka për të barazuar, por këtë herë vuajnë edhe gabimet arbitrare.

Skënderbeu 4 - "Na ishte njëherë Skënderbeu". Korçarët pësojnë humbjen e tretë radhazi, këtë herë në shtëpi ndaj Luftëtarit, duke shfaqur shenja të qarta se kjo skuadër e ka të vështirë për të qenë dominante. I pashpjegue­shëm shpërfytyr­imi i mbrojtjes në momentin kur ndeshja ishte 1-0 në favor. "Senatorët" janë një zhgënjim më vete. Kastrioti 3 - "No comment". Mjafton të dëgjosh deklaratën e trajnerit Stavri Nica për të kuptuar se çfarë po ndodh me ekipin krutan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania