Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, transferta më e lirë

Kuqeblutë nuk do të shpenzojnë asgjë për këtë takim, ekipi me fat në sfidën e fundit

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të luajë transfertë­n më të lehtë të të gjithë kampionati­t. Pavarësish­t se në letër janë si udhëtues përballë Veleçikut, Vllaznia do të luajë në Shkodër, por kësaj here jo në stadiumin “Loro Boriçi”, por në fushën sportive “Reshit Rusi”. Largësia mes Shkodrës e Koplikut e bën përballjen midis tyre një “derbi”. Veleçiku nuk ka një fushë ku t’i luajë ndeshjet dhe takimet si pritës i zhvillon në “Reshit Rusi”. Vllaznia, nisur edhe nga kushte atmosferik­e, por edhe nga fakti që përballjen e fundjavës do ta luajë në fushën sportive, që dje në seancën e parë stërvitore të javës ka startuar punën pikërisht në “Reshit Rusi”. Skuadra në këtë stërvitje është parë edhe më e mobilizuar, kjo pas barazimit në përballjen ndaj Besëlidhje­s. Ekipi ka qenë i plotë dhe për më tepër në përballjen me koplikasit sërish asnjë prej lojtarëve të skuadrës nuk është i penalizuar me kartonë. Kjo bën që ekipi të jetë i plotë në të gjitha drejtimet. Skuadra do të stërvitet përgjatë gjithë kësaj jave në këtë fushë, gjë që do t’ia lehtësojë edhe më shumë punën për ta kaluar me sukses skuadrën koplikase. Vllaznia në këtë fushë ka arritur që të mundë ekipin e

Veleçikut në fazën e parë me shifrat 1-0. Ndërsa, nga ana tjetër, skuadra koplikase si pritëse njeh vetëm një humbje në këtë fushë. Kjo do të bëjë që Vllaznia të mos e nënvlerëso­jë aspak këtë kundërshta­r. OBJEKTIVI

Drejtuesit e klubit Vllaznia

i kishin vënë objektiv skuadrës që në dy takimet e fundit të këtij viti të arrinin gjashtë pikët e plota. Mirëpo, një gjë e tillë ka rënë poshtë që pas takimit të fundjavës që shkoi. Vllaznia la dy pikë në minutat shtesë të ndeshjes, gjë e ciila bëri që kundërshta­ri më i afërt, ekipi i Erzenit, të afrohej me pikë pas fitores së arritur. Por, sërish drejtuesit e klubit tani kërkojnë që këtë vit ta mbyllin me një fitore. Ata ia kanë ripërsërit­ur skuadrës se nuk do të tolerojnë asnjë rezultat tjetër, veç fitores në këtë sfidë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania