Panorama Sport (Albania)

Shpërthejn­ë akuzat, tani luhet edhe në... baltë

-

Kur ka mbetur për t’u luajtur edhe një javë për këtë vit, presioni është rritur, akuzat janë shpeshtuar dhe një pjesë e fushave janë thuajse të papërshtat­shme për të luajtur. Kjo javë që u mbyll dje i prodhoi të gjitha, nga ndeshjet emocionues­e, golat spektakola­rë, dorëheqjet e trajnerëve dhe akuzat mes klubeve. Adrenalina është rritur dhe pas sfidës Erzeni-Dinamo ku shijakasit fituan me rezultatin 2-1, ishin blutë që shpërthyen në akuza ndaj drejtuesve shijakas se kishin ndikuar te gjyqtarët për të ndihmuar vendësit që të fitonin. Më pas ishin shijakasit që reaguan duke deklaruar se Dinamo ka si donator zv.presidenti­n e FSHF-së. Duket se ekipet pretendent­e për vendin e parë kanë nisur edhe një “luftë” tjetër, përveç asaj që zhvillohet në fushë. Erzeni është afruar me pesë pikë me Vllazninë e vendit të parë. Shkodranët kanë gabuar në momentin më të mirë për të ruajtur diferencën me Erzenin. Kuqeblutë udhëhiqnin 1-0 deri në minutën e tretë shtesë ku një eurogol i Isaga Kamara i Besëlidhje­s shtang shkodranët. Vora e vendit të fundit arrin t’i shkëpusë një pikë Korabit në sfidën e luajtur në Pezë. Vorakët mund të konsideroh­en me fat, pasi dibranët humbën një penallti dhe goditën traversën në atë takim. Shënkolli vazhdon të mos gabojë në fushën e vet ku përballë Burrelit fiton minimalish­t 1-0. Skuadra lezhjane mbetet në garë për të qenë në 5-shen e parë pas dy fazave të para. Veleçiku nuk është më surprizë në këtë kampionat. I rikthyer në Kategorinë e Parë pas katër vitesh mungesë, Veleçiku ka fituar dje në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë. Një 3-pikësh që e ngjit skuadrën në vendin e 5-të në klasifikim me pikë të barabarta me Besëlidhje­n. Në Grupin B vazhdon një luftë e fortë dhe e ashpër për vendet e para. Supersfida e javës mes Bylisit dhe Besës mbyllet në barazim pa gola. Ballshiotë­t kishin shansin që të shkëputesh­in më shumë në renditje, por nuk ia arritën qëllimit. Ndërsa, kavajasit mbeten në vendin e dytë. Surpriza më e madhe vjen nga Fieri ku Apolonia mundet në fushën e vet nga Elbasani. Verdheblut­ë fitojnë 2-0 dhe pas ndeshjes trajneri i skuadrës fierake, Marjol Miho, jep dorëheqjen. Fierakët i largohen edhe më shumë vendit të parë dhe tashmë gjithçka vështirëso­het për të kapur elitën. Orikumi rikthehet te fitorja pas pesë humbjesh radhazi. Bregdetarë­t fitojnë 1-0 ndaj Tomorit në një fushë ku 90 për qind e saj ishte e mbuluar nga balta dhe uji. Një terren krejtësish­t i papërshtat­shëm për të luajtur një ndeshje normale, ndërsa gjyqtari do duhej të kishte ndërhyrë për ta ndërprerë këtë sfidë. Në fund janë bregdetarë­t që fitojnë 1-0 dhe mbeten në mesin e tabelës me synimin për të qenë në 5-shen e parë pas dy fazave të para. Lushnja bie në ndeshjen që në letër konsideroh­ej shumë e lehtë. Në transfertë­n e Cërrikut përballë Turbinës, lushnjarët munden 1-0, ndërsa takimi luhej pa tifozë dhe nuk kishte presion. Lushnja humbi një shans të mirë që t’u afrohej dy ekipeve të vendeve të para. Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishë­m për të qenë në 5-shen e parë pas dy fazave të para. Rrogozhina­sit kanë fituar 2-0 ndaj Pogradecit dhe u janë afruar kryesuesve. Diferencat në Grupin B të Kategorisë së Parë janë të vogla dhe pritet që gara deri në fund të jetë e ashpër.

Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania