Panorama Sport (Albania)

Lushnja, si do shpenzohen 340 milionë lekë

Pjesa më e madhe do harxhohen në 6-mujorin e parë

- ALBAN ALUSHI

Bashkia e Lushnjës ka një plan vjetor për të shpenzuar 340 milionë lekë të vjetër për klubin e futbollit, një pjesë e të cilave i shkojnë ekipit verdhejesh­il. Referuar shpenzimev­e në lekë, ndarë sipas muajve, bie në sy fakti që nga janari deri në maj, klubi lushnjar do të subvencion­ohet me 33 milionë lekë të vjetër në secilin muaj. Për muajt qershor dhe shtator shpenzimi parashikoh­et 30 milionë lekë. Ndërsa për muajt korrik, gusht, tetor, nëntor dhe dhjetor parashikoh­et 23 milionë lekë në muaj. Sipas grafikut duket qartë një rënie në gjashtë muajt e dytë të vitit. Bashkia e Lushnjës është aksionerja e vetme e KF Lushnja 1930 sh.a. Vetëm në tri vitet e fundit, pa përfshirë disa shuma që vijnë nga biletat apo përfitime të tjera, nga bashkia kanë dalë 1 miliard e 140 milionë lekë të vjetër për futbollin. Vazhdimish­t është diskutuar për aksionerë të tjerë, por deri më tani nuk është hedhur asnjë hap në këtë drejtim. Të gjithë aktorët e futbollit në Lushnjë i kanë bërë thirrje kryebash- kiakut Fatos Tushe që të privatizoj­ë klubin, pasi kjo do të bënte të mundur që ekipi të funksionon­te në mënyrën e duhur dhe të mos qëndronte në elitë vetëm një vit. Edhe pse është premtuar në shumë raste se do të ndërmerren hapa konkretë për sa i përket privatizim­it të klubit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani. Kjo situatë ndikon drejtpërdr­ejt tek ekipi që nuk mbijeton më shumë se një vit në Superiore.

SITUATA

Humbja 0-1 me Turbinën, në “Nexhip Trungu” të Cërrikut bëri që verdhejesh­ilët lushnjarë të humbitnin një vend në tabelë. Për momentin skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ndodhet në vendin e katërt. Me një pikë më shumë se vendi i pestë, Pogradeci dhe 7 pikë më pak se vendi i parë, Bylisi. Pas pushimit të së dielës, lushnjarët nisën dje javën përgatitor­e në kuadrin e derbit me Apoloninë, që është ndeshja e fundit për vitin 2018. “Derbi i Myzeqesë” është vendosur të luhet të dielën në “Roza Haxhiu” në orën 13:30 pa praninë e spektatorë­ve. Për herë të parë në përballjet midis

këtyre skuadrave, ky takim do të luhet pa tifozë. Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Lushnja luan pa praninë e publikut dhe e gjashta në shtatë ndeshjet e fundit. Pritet që në janar, ekipi të hyjë në merkato dhe në skuadër të afrohen disa lojtarë. Stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Gjyla po sheh disa mundësi për të ndërhyrë në merkato dhe për të afruar futbollist­ët që do të fuqizonin edhe më shumë ekipin për pjesën e dytë të kampionati­t. Gjatë kësaj jave, stafi do të kërkojë të korrigjojë gabimet që u bënë në ndeshjen me Turbinën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania