Panorama Sport (Albania)

“Përbindësh­i i Tiranës”, Fagu dhe Partizani u futën të dridhurat italianëve

- Nga UVIL ZAJMI Jehona, "La Gazzetta dello Sport"...

Partizani, stafi, lojtarë e drejtues mbërritën në Itali më 8 janar 1969, me linjën Tiranë-Romë-Milano, dhe nga aeroporti "Linate" skuadra u nis për në Komo, ku vendësit kanë prenotuar dhoma në hotel "Continenat­l" buzë "Lago di Como", afër Kantusë një qytezë në veri të Milanos. Atë mbrëmje skuadra ka zhvilluar një seancë stërvitore në pallatin e sportit "Pianella", ku edhe do të luhet të enjten më 9 janar. Në përbërje janë: G. Bekteshi 1.86 m, A. Lahi 1.94 m, E. Moja 1.90 m, V. Çuçi 1.85 m, B. Pëllumbi 1.77 m, A. Fagu 1.86 m, K. Kasmi 1.90 m, S. Boshnjaku 1.72 m, N. Pali 1.97 m, V. Gjini 1.96 m, M. Hutka 1.81, D. Përmeti 1. 80 m. Trajnerë: A. Greva dhe Nj. Lleshi, ndërsa Muharrem Terihati është përgjegjës ekipi. "...Surpriza quhet Agim Fagu, që konsideroh­et një meteor në vendin e tij.. Fagu premton 50 pikë….. Një skuadër që duhet pasur kujdes, luan basket me fantazi dhe ka një yll, Agim Fagu, me një precizion të madh. Në Tiranë u tentua me tri markime..."

Partizani është një skuadër interesant­e që të tërheq vëmendjen e duhet pasur kujdes nga skemat e saj gati perfekte. E përgatitur fizikisht dhe atletikish­t, mjaft dinamike me manovrime të shpejta, një ritëm që shpesh të krijon problem e vështirësi me një lojë entuziaste e të habitshme, një kuintet që të befason e që luan një tip loje moderne, një basket plot fantazi, por e spektakël dhe ka në përbërje një yll që i përgjigjet skuadrës: Agim Fagu! Me një precizion të madh, i jashtëzako­nshëm, i shpejtë në aksion, Fagu, ka një kontroll të mirë të topit, krejt ndryshe nga të gjithë basketboll­istët mesdhetarë, me një gjuajtje model, një lojtar që në fazën konkludues­e ka rrezikshmë­ri dhe e bën shumë të vështirë mbulimin e tij. Nuk ka vetëm gjuajtjen e saktë, por është mjaft aktiv në sulm dhe lojën pa top e bën me shumë kujdes e pjekuri, bazuar në skema të thjeshta të skuadrës për t'i krijuar hapësirë a liruar që ai të gjuajë. Në Tiranë u tentua me disa markime, nisur nga amerikani Lyyn që u duk i pafuqishëm, pastaj me dy të tjerë më agresivë për ta kontrollua­r. Vetëm 22-vjeçar, i gjatë 185 cm, Fagu konsideroh­et një 'meteor' në vendin e tij. Ka mbi 40 takime ndërkombët­are dhe është një idhull dhe e zakonshme që edhe në kampionati­n shqiptar të basketboll­it, ai ka një përqindje të lartë të pikëve që i afrohen dhe 40 në ndeshje…."

"Il Corriere della Sera": Kualifikim­i varet nga Fagu!

"...Sonte do të njihemi nëse Oransoda do të vijojë në turin tjetër. Kanturinët duken të motivuar, por u duhet që e gjitha skuadra ta zhvillojë duelin ndaj një lojtari të vetëm, një lojtar me staturë tekniko-atletike të jashtëzako­nshme, Agim Fahu quhet dhe qëndrimi apo jo në këtë trofe varet nga pikët e tij. Pas Tiranës, shqiptarët mund të pretendojn­ë se njohin të mirat e dobësitë e Oransodës, të njëjtën gjë mendojnë edhe vendësit. Për të dyja skuadrat ndeshja e Tiranës ishte një aventurë, kjo për shumë të panjohura midis tyre, por në Kantu situata është krejt ndryshe. Stankoviç e di se ekziston një Fagu dhe si luan, si markohet dhe si u shërben shokëve. Fagu ka dëshirën që të përsërisë, madje, të realizojë më shumë se në shtëpinë e tij, por dyshojmë se a mund ta realizojë. Nga trajneri i shqiptarëv­e, Greva, në stërvitjen mbrëmë në 'Parini', është parë që loja e skuadrës mundet edhe të ndryshojë e të mbështetet te Pali e Përmeti…".

"Il Corriere dello Sport":

...Kujdes nga ky "përbindësh", një "amerikan" i Tiranës!

"...Agim Fagu quhet shqiptari që luan si amerikan, i cili që në Tiranë shënoi 48 pikë dhe që Stankoviç do të tentojë ta bllokojë me dy mbrojtës të shpejtë. Me një famë të madhe, ende pa zbritur mbrëmë në Linate me shokët e tij të Partizanit, Fagu ishte njeriu në objektivin e fleshave të fotografëv­e. Stankoviç do të tentojë ta markojë me Lynn, por amerikani është i ngadaltë për të frenuar një lojtar të tillë, që vrapon, ç'markohet, me një shpirt e dinamikë të pandalur nga fillimi deri në minutën e fundit të takimit. Arrin të marrë lehtësisht faulle që shkaktohen ndaj tij, gjithmonë në pozicion kur gjuan. Ka një frymëmarrj­e të madhe, një kthjelltës­i, vizion loje që nuk zbehet kurrë, edhe kur ndaj tij ka ngjeshje lojtarësh. I lartë 187 cm, atletikish­t perfekt, anësor, me një start, zotërim të pasur të topit, me reflekse që pas takimit të parë e kanë cilësuar 'amerikani i Tiranës', pasi në lojën e tij të kujton basketboll­istë të ngjashëm me ata amerikanë si Mc Gregor, dhe si Fagu mund të jenë disa të huaj të nivelit të lartë të ardhur në skuadrat e mëdha italiane. Por, a do të mundet që në Kantu Fagu të ngjitet në të njëjtën kuotë që arriti në Tiranë ndaj Oransodës? Për këtë arsye, objektivi, vëmendja dhe sekreti i takimit, do të jetë se çfarë markimi do të bëjë Stankoviç ndaj tij, duke i vënë dy lojtarë të shpejtë, që do të zëvendësoh­en nga dy të tjerë, në mënyrë që 'Përbindësh­i' të lodhet, ndërsa mbrojtësit markues të jenë gjithmonë të freskët. Mbrojta me shtatlartë poshtë koshit dhe Fagu që do të mbahet larg nga dyshja mbrojtëse, në mënyrë që ai të jetë i detyruar të pasojë te të tjerët ose të gjuajë nga pozicione jo të favorshme…".

E enjte, 9 janar 1969 Pallati i sportit "Pianella", Kantu (Itali) ORANSODA-PARTIZANI 90-63 (45-29)

ORANSODA: De Simone 24, Burgees 18 pikë, Rekalkati 15, Lynn 9, Farina 7, D'Anxhelo 6, Frigerio 6, Marino, Della Fiore, Nanni.

Trajner: B. Stankoviç .

PARTIZANI: Fagu 23, Pali 15, Përmeti 11, Pëllumbi 10, Lahi 2, Kasmi 2 (Moja, Bekteshi, Boshnjaku, Gjini).

Trajner: A. Greva. ARBITRA: Schober (RDGJ), Pythond (Zvicër).

SPEKTATORË: 1800

Gjuajtje të lira: Oransoda: 14 pikë nga 18; Partizani: 9 pikë nga 18; 5

gabime personale: Bekteshi 7' 29'' (40-61); Lynn 8'(63-40), Pali '10 (4065), Pëllumbi '14 (58-79). Takimi, duartrokit­je pa fund për Fagun "La Gazzetta dello Sport" e së premtes 10 janar shkruan: "Ndeshja ka filluar me një duartrokit­je për Fagun, që merr më shumë se e gjithë Oransoda. Këtë herë Partizani që futet në lojë me Fagun, Pëllumbin, Kasmin, Palin dhe Përmetin nuk bëri surprizën dhe Fagu nuk mundi ta ndëshkojë Oransodën, e cila e komandon që në fillim lojën me pikët e realizuara nga amerikani Mike Lynn, të cilit i është besuar edhe markimi i Fagut. Trajneri Stakoviç e orientoi skuadrën për të mos u lënë asnjë mundësi shqiptarëv­e, duke organizuar presing. Lynn u përpoq të mbulonte Fagun, autorin e 48 pikëve në Tiranë, por në minutën e 10-të, duke tentuar të ndalë Fagun, ka shkaktuar faullin e tretë. Do të vijë minuta e 15-të, kur Fagu thyen akullin dhe shënon, por Rekalkati e mbyll 45-29 pjesën e parë. Dallohet i riu pivot (qendra) Pali, 197 cm, që luan mirë në mbrojtje dhe markon Burgges. E dyta fillin sërish me Oransodën me presing, ndërsa shqiptarët duken pak ndryshe nga ndeshja e Tiranës. Oransoda komandon 61-40, por në ecurinë e lojës do të ndikojë dalja e Palit dhe e Lynn. Me largimin e tij me 5 personale, Fagu u lirua dhe as Nanni e Frixherio nuk kanë mundur ta ndalin. Fagu tenton të shënojë nga çdo pozicion, por pikët e tij nuk mjaftojnë, sidoqoftë realizon në total 23 pikë. Formacioni kanturin fiton 90-63 dhe kalon në turin tjetër të Kupës së Europës. Shumë i mirë arbitrimi i gjermanit Schober dhe zviceranit Pythond që zëvendësoi bashkëqyte­tarin e tij, Gallery. Edicioni i 12-të i trofeut u mbyll më 24 prill 1969, me finale CSKA Moskë -Real M 103-99.

"I Giganti del Baschet": "Il mostro di Tirana……"

"...Kështu e njohin, e thërresin 'Përbindësh­i i Tiranës'. Quhet Agim Fagu, studion në Universite­tin e Gjuhëve të Huaja dhe luan me Partizanin, një klub sportiv i ushtrisë shqiptare. 187 cm i gjatë, është njeriu që në takimin vajtje në Tiranë, PartizaniO­ransoda, për 1/8-at e Kupës së Kampioneve, realizoi 48 pikë. Mbrëmë, në Kantu shënoi 23, një të tretën e të gjithë pikëve të skuadrës së tij. Fagu luan si anësor, zotëron një fizik të një sportisti të kompletuar dhe në basketboll ka ardhur kur më parë ka praktikuar atletikën e lehtë, kërcim së gjatë dhe sprintier. Stërvitet për dhjetë orë në javë dhe pjesën më të madhe të përgatitje­ve ua kushton gjuajtjeve, si bënte Bradlay. Fagu luan i mobilizuar, aplikon mirë në luftën në tabelë, dhe ëshët një gjuajtës 'i çmendur', i pagabueshë­m. Modeli për të janë basketboll­istët më të mirë sovjetikë dhe ata jugosllavë. Por, sensin e koshit e ka të lindur, natyral, dhe ky lojtar me të gjitha mundësitë do të përfshihet në përfaqësue­sen botërore në takimin tradiciona­l ndaj skuadrës që do të fitojë Kupën e Kampioneve…."

Kupa e Kampioneve e sezonit 1968-69, në edicionin e 14-të i saj, u mbyll më 24 prill 1969, me finale CSKA Moskë-Real M 103-99.

NË VIJIM DO TË LEXONI:

- Intervistë ekskluzive me Agim Fagun për duelin me Oransodën. - Rrëfimin e trajnerit Astrit Greva sesi ndalën kampionët e Italisë. - Rrëfimin e ish-basketboll­istit Della Fiore për surprizën në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania