Panorama Sport (Albania)

Juve sytë nga Ronaldo, spanjollët “gjahu” i tij

Manxukiç sfidon të shkuarën, “Zonja” u beson kolosëve

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Shikon Atletikon dhe transformo­het. Në Torino ndoshta nuk kanë shumë arsye për të qenë të gëzuar nga shorti, por Kristiano Ronaldo po. Sepse është përballur disa herë me bardhekuqt­ë kur luante me Realin dhe di shumë mirë sesi t’u shënojë. Në karrierën e tij u ka shënuar 22 gola, duke e shndërruar në “gjahun” e tij të tretë të preferuar. Do të kërkojë ta bëjë këtë gjë edhe me fanellën bardhezi, pavarësish­t se ky Champions nuk ka nisur siç duhet për të në aspektin personal. Ka shënuar vetëm 1 gol, por iu desh të humbte dy sfida për shkak të kartonit të kuq të marrë në debutim me Valencian (s’luajti ndaj Jang Bojs në ndeshjen e parë). Tani është më i karikuar se kurrë dhe ka besim për të treguar se “Zonja” nuk gaboi kur e transferoi.

CR22- Juventusi është përballur me një ekip spanjoll në këtë edicion të Ligës së Kampionëve: Valencian, të cilën e ka mundur në dy rastet. Nëse llogaritim edhe fitoren (e dhimbshme) në “Bernabeu” 1-3 në çerekfinal­et e sezonit të vjetshëm, bardhezinj­të kanë fituar 3 nga 4 përballjet e fundit me skuadrat spanjolle. Dhe Kristiano Ronaldo kur sheh bardhezinj­të tërbohet dhe shënon pafund: 22 gola në karrierë, vetëm kundër Getafes (23) dhe Sevijes (27) ka shënuar më shumë. Partneri i portugezit është Mario Manx-

ukiç, i cili do të rikthehet në Madrid. Kroati ka luajtur një sezon nën urdhrat e Simeones, në 2014-2015. Për t’u monitoruar është situata e Diego Kostës, pasi braziliano-spanjolli duhet të rikthehet në shkurt pas operacioni­t në gisht. Ronaldo

kundër Grizmanit, Alegri kundër Simeones. Ambiciet bardhezi janë vënë menjëherë në provë. Atletiko e Madridit është më e motivuar, për shkak të finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në “Vanda Metropolit­ano”, stadiumin e saj.

 ??  ?? Ronaldo duke festuar një nga golat kundër Atletikos
Ronaldo duke festuar një nga golat kundër Atletikos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania