Panorama Sport (Albania)

Liverpul-Bajern, Kovaç: Do ia dalim

"Ata janë skuadra e momentit, por ne jemi Bajerni"

-

Një short i pabe sueshëm për skuadrën e Bajernit! Në fazën e 1\8-ave të Champions-it skuadra kampione e Gjermanisë do të luajë ndaj Liverpulit. Ky ishte verdikti i shortit i hedhur në Nyon të hënën paradite në zyrat e UEFA-s. Dy sekretarët e qeverisë së futbollit evropian, Xhorxhio Marketi dhe Losfe Luis Garcia ambasadori i qytetit ku do të luhet finalja, kanë qenë aktorët kryesorë të shortit. "Kjo është një ndeshje, të cilën mezi pret ta luash", u shpreh direkt pas shortit, drejtori i skuadrës gjermane, Hasan Salihamixh­iç. Liverpuli është skuadra që po kryeson kampionati­n anglez. "Është skuadra e momentit", shtoi Braco. "Ata luajnë një futboll të bukur dhe të shpejtë. Duhet të qëllojmë në formën tonë më të mirë në të dyja përballjet. Këto janë sfida që duhet t'i kalojmë në karrierën tonë, mezi po presim të luajmë". Bajerni do të luajë ndeshjen e parë më datë 19 shkurt në Angli, kjo pasi u rendit i pari në Grupin E. Ndeshja e kthimit do të luhet pas tri javësh në "Allianz Arena", më ekzaktësis­ht më datë 6 mars. Kujtojmë që finalja do të luhet më datë 1 qershor në stadiumin "Wanda metropolit­an" në Madrid.

Ndërkohë, Liverpuli vjen në këtë përballje, pasi u rendit i dyti në grupin e tij, pas Parisit dhe para skuadrës italiane të Napolit. Trajneri Jyrgen Klop do të kërkojë të hakmerret ndaj skuadrës bavareze, pasi humbi në finalen e Champions-it në sezonin 2012-2013 në Londër. Atëherë Klop drejtonte Borusian e Dortmundit, e cila u mund 2-1 në fund me golin e shënuar nga Arjen Roben. Por, tani gjërat kanë ndryshuar, ashtu si edhe skuadra që drejton Klop. Trajneri

gjerman u largua për në Angli për të marrë drejtimin e Liverpulit, me të cilin arriti të shkonte në finalen e Champions-it në sezonin e kaluar, duke u mundur ndaj Realit me rezultatin 3-1.

KOVAÇ: SHANSET JANË 50-50

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, është shprehur pas shortit të hedhur në Nyon se Bajerni do të ketë po aq mundësi sa skuadra kundërshta­re. Kujtomë që fati i vuri gjermanët përballë skuadrës më në formë të momentit, Liverpulin

e Jyrgen Klopit. Por, trajneri kroat nuk u trembet anglezëve, duke theksuar se kjo ndeshje do të ketë brenda një spektakël të garantuar. "Mendoj që duhet të gëzohemi të gjithë që do të luajmë një ndeshje kaq të madhe. Ky ishte kundërshta­ri

më i vështirë që mund të na binte. Liverpuli është finalistja e sezonit të kaluar dhe momentalis­ht po kryesojnë Premier Ligën. Ata janë favoritët kryesorë për të fituar trofeun në fund", u shpreh Kovaç. Më pas, trajneri shtoi: "Ne jemi Bajerni i Mynihut

dhe Liverpuli është i vetëdijshë­m që do të luajë ndeshjen e dytë në "Allianz Arena". Mendoj që shanset për të fituat janë 50 me 50. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam i bindur që do të kalojmë më tej", u shpreh trajneri bavarez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania