Panorama Sport (Albania)

Klop: Do jetë spektakël

Tekniku i Liverpulit: Asnjë nga ekipet nuk është lumturuar nga ky short"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sigurisht që ka kaluar shumë kohë nga hera e fundit që unë jam përballur me Bajernin në një ndeshje kompetitiv­e dhe mezi po e pres", komentoi Jyrgen Klop. Trajneri i Liverpulit pranon se e pret një duel i vështirë me gjermanët, por ka besim te skuadra e tij. Ndeshja e parë do luhet në "Anfield", të martën (19 shkurt), ndërsa ajo e kthimit në "Allianz Arena", të mërkurën (13 mars).

Bajerni rivali i ardhshëm, përshtypje­t tuaja...

E vështirë. Short i mirë. Ishte e pritshme që do ishte e vështirë. Ata janë një skuadër shumë e fortë. Për mua është bukur që do rikthehem në Gjermani. Por, shorti sapo është hedhur dhe kemi kohë për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë t'i kemi të gjithë lojtarët në dispozicio­n deri atëherë. Do të jetë e vështirë, interesant­e, por unë mezi po e pres.

A ju ndihmon historia dhe a mund të bëjë ajo diferencën, duke qenë se e njihni shumë mirë Bajernin?

Nuk e di. Ky është një

tjetër Bajern nga ai që unë kam luajtur. Ne kemi gati tri vite këtu dhe përballja e fundit ishte në Kupën Audi (verë 2017). E njohim të gjithë stadiumin, atmosfera do jetë e shkëlqyer. Do të jetë një udhëtim i bukur për të gjithë tifozët tanë, është një qytet i mrekullues­hëm. Udhëtimi nuk është i gjatë dhe sigurisht që ne dimë më shumë rreth futbollit gjerman se për çdo kampionat tjetër, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Në fund do ta vendosin djemtë në fushë. Le ta provojmë.

Jeni dakord që shorti përplasi dy nga ekipet më të mëdha në botë?

100 për qind. Këto vitet e fundit ata kanë dominuar Bundesligë­n në periudhën më të mirë të futbollit gjerman. Të gjithë flisnin për formën e mirë të kombëtares gjermane dhe Bajernin që dominonte kampionati­n.

Duke qenë se Bajerni ka një pushim të gjatë dimëror, a mund të jetë ky një disavantaz­h për Liverpulin?

Pushimi i janarit nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Bën vetëm një diferencë me dëmtimet. Klubet gjermane do kenë 2-3 javë kohë për të rikuperuar lojtarët, ndërsa, në të njëjtën periudhë, ne kemi 10 ndeshje. Por, në shkurt nuk do ketë ndikim të madh.

Për Shaqirin dhe pjesëtarë të stafit tuaj do jetë një përballje me ish-klubin e tyre...

Do jetë bukur për Mona (Nemmer, dietologia që punoi tri vite me Guardiolën në Mynih), Kornin (Andreas Kornmajer, kreu i departamen­tit të fizioterap­isë, i cili punoi 15 vite te Bajerni) dhe Shaq. Por, në fund është një ndeshje e nivelit më të lartë dhe ne duhet ta luajmë. E dinim që më përpara, nuk është se dikush mendoi "falë Zotit është Liverpuli", dhe as ne nuk mendojmë "falë Zotit është Bajerni". Do jetë e vështirë, por kështu duhet të jetë. Janë 1/8-at e Ligës së Kampioneve, kështu që ka vetëm ekipe të forta dhe unë jam me të vërtetë i emocionuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania