Panorama Sport (Albania)

Tjetër përballje anglo-gjermane, Totenhemi sfidon Dortmundin

Favre: Përballë skuadrës së tretë më të mirë në Angli

-

Totenhemi e mundi Dortmundin në shtëpi 3-1 dhe në transfertë 2-1 sezonin e shkuar, në përballjen e tyre në fazën e grupeve. Megjithatë, gjermanët dolën fitimtarë në raundin e 1/ 8-ave të Ligës së Europës gjatë sezonit 2015/16, me një fitore 5-1 me rezultat të përgjithsh­ëm: 3-0 në shtëpi dhe 2-1 në transfertë. Ndeshja e parë do të luhet në Londër, të mërkurën (13 shkurt), përpara se të udhëtojnë drejt "Signal Iduna Park", të martën (5 mars).

Favre - Trajneri i Borusias së Dortmundit, Lusien Favre, ka folur në lidhje me kundërshta­rin e skuadrës së tij. Borusia do të përballet me "Spërsat", të cilët u kualifikua­n falë golavarazh­it më të mirë se Interi në përballjet direkte në fazën e grupeve. "Duhet thënë se skuadra e Totenhemit bën pjesë te tri skuadrat më të mira në Angli. Kjo flet shumë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë që luajnë me disa

sisteme. Por, ne do të bëjmë lojën tonë dhe synojmë që të kualifikoh­emi për më tej", u shpreh zvicerani. Ndërsa, menaxheri i përgjithsh­ëm i Borusias, Hans-Joakim Vacke, u shpreh: "Mendoj se do të jetë një duel 50-50, por aspirata jonë është që të kualifikoh­emi për në

çerekfinal­e".

Kejn - Kerri Kejn mezi po e pret duelin kundër gjermanëve, të cilëve u ka shënuar 3 herë në dy ndeshjet që ka luajtur. "Përballë Dortmundit në 1/8-at, mezi po e presim", komentonte sulmuesi anglez. "Dortmundi është një skuadër e madhe, një stadium i shkëlqyer dhe tifozëri e tillë. Do të jetë e fortë. Ata po luajnë shumë mirë këtë sezon në Bundesligë dhe duken në formë maksimale. Por, ne e dimë që jemi në gjendje t'i mposhtim. Kemi arritur disa rezultate të mira në Champions, veçanërish­t në transfer- të: barazimi 1-1 me Realin, fitorja 2-1 me Dortmundin, barazimi 2-2 me Juven sezonin e shkuar dhe barazimi 1-1 me Barcelonën këtë sezon. E kemi fituar përvojën dhe e dimë se çfarë na duhet për ta bërë përsëri. Por na duhen dy ndeshje të mira për t'ia dalë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania