Panorama Sport (Albania)

Ajaksi do hakmarrje kundër Realit

Butragenjo i "injoron": Kur ne luajmë në Europë, të gjithë e dinë ç'do të thotë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në fushë do të zbresin 17 kupa. Por, fitorja e fundit nga katër të Ajaksit kundër Realit të Madridit është regjistrua­r në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në sezonin 1995/96: 2-0 në "Santiago Bernabeu", e cila ishte edhe fitorja e katërt radhazi e klubit holandez ndaj ekipeve spanjolle. Por, kampionët në fuqi të Europës i kanë fituar 6 ndeshjet e fundit kundër Ajaksit, duke shënuar 20 gola dhe pësuar vetëm 2. Ata kanë dalë triumfues 4-1 në të dyja ndeshjet e fazës së grupeve në përballjet e fundit mes ekipeve (fazë grupesh 2012/13). "Jemi kampionët në fuqi dhe kur ne luajmë në këtë kompeticio­n, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë", tha pas shortit drejtori i Marrëdhëni­eve Institucio­nale të Realit, Emilio Butragenjo. "Është një short i vështirë, por një ndeshje e bukur. Do na duhet të shtrëngohe­mi, por kemi ende shanse. Mendoj se duhet të luajmë me guxim dhe të besojmë në cilësitë tona", iu përgjigj mbrojtësi i Ajaksit, Dalej Blind. Hera e fundit që Ajaksi i ka eliminuar spanjollët nga kompeticio­ni ka qenë në gjysmëfina­let e sezonin 1972-'73, ku holandezët fitonin 2-1 në Amsterdam dhe triumfonin minimalish­t edhe në "Bernabeu" 1-0.

Modriç - Ndeshja kundër Ajaksit është në shkurt dhe në shtëpinë madrilene mendohet vetëm për Botërorin e Klubeve, ku të mërkurën ata nisin mbrojtjen e titullit me gjysmëfina­len kundër Kashima Antlers. "Kemi kaluar disa momente të vështira, por kemi ditur t'i lëmë pas dhe shpresojmë që ta mbyllim vitin, duke fituar kupën e tretë të botës", tha kroati gjatë një interviste për faqen e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania