Panorama Sport (Albania)

Interi gjen Rapidin, Zaneti: Shkojmë deri në fund!

"Në Champions humbëm një shans, por çdo trofe vlen"

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘ Short me fat? Shkoi mirë, megjithëse jemi të vetëdijshë­m që nuk ka ndeshje të lehta. Të shohim në cilat kushte do jemi në shkurt, por duam të jemi protagonis­të". Ka qenë ky komenti i zv.presidenti­t të Interit, Havier Zaneti, pas shortit të 1/16-ave të Ligës së Europës të zhvilluar ditën e djeshme përmes ceremonisë së zakonshme: goglat e Nionit "vendosën" se zikaltrit do përballen me Rapidin e Vjenës (i dyti në Grupin B në fazën paraardhës­e, me pikë të barabarta me Vijarealin) në datat 14 (të martën) dhe 21 shkurt (të enjten). Ish-kapiteni interist është ndalur pas eventit për mikrofonat e "Sky Sport" ku ka analizuar verdiktin e Nionit, merkaton, eliminimin e disa ditëve më parë nga Liga e Kampioneve, formën aktuale të skuadrës zikaltër (në veçanti lidhur me situatën e trajnerit Luçiano Spaleti në stol) dhe afrimin e administra­torit të ri, Xhuzepe Marota.

Mund të ketë pasoja kalimi nga Champions-i në Ligën e Europës? Udhëtimi i shkurtër mund të vijë në ndihmë?

Afërsia ofron avantazhe. Për Champions-in ndiejmë keqardhje, por tani duhet të shohim Ligën e Europës: një kompeticio­n prestigjio­z.

Ikardi do ketë rinovuar përpara Rapidit?

Mauron e shohim edhe gjatë javës dhe ndihet shumë i lumtur e i qetë, ka një raport pozitiv me klubin. Mendoj vetëm se duhet të presim momentin e duhur. Por, e përsëris: ne jemi të lumtur, ai është kapiteni ynë, pika jonë e referimit dhe kështu duhet të mbetet.

Çfarë mendoni për deklaratat e Nedvedit kundrejt Marotës?

Nuk jam unë ai që duhet të përgjigjet, s'di përse veproi ashtu (Nedved) e as nuk më intereson.

Mund të jenë të dobishme për lojtarët imazhet e Kupës UEFA të 1998-ës?

Kam shënuar edhe unë në atë finale: nuk më ndodhte shpesh, ndaj janë kujtime të bukura (qesh). Liga e Europës është e ndërtuar nga skuadra të vështira për t'u mposhtur. Fitorja do i jepte prestigj klubit, shpresojmë të shkojmë deri në fund.

Mënyra si u larguat nga Champions-i, ju rrit përqen- drimin apo ju dëmton?

Humbëm një shans, e dinim që në momentin e shortit që grupi ishte i vështirë, por kur ndodhesh një ndeshje larg kualifikim­it, hidhërimi mbetet. Skuadra jonë mund të jetë konkurrues­e dhe e ka treguar, duhet të përballojm­ë mirë Ligën e Europës dhe të jemi protagonis­të. Fitorja e një trofeu është gjithmonë e rëndësishm­e.

Interi ka nevojë për një blerje në janar?

E përsëris, mendoj se skuadra është konkurrues­e kështu si është. Më tej drejtuesit sportivë, Auzilio e Marota, së bashku me ne dhe trajnerin, do bëjmë disa vlerësime: nëse do shfaqen mundësitë për t'u përforcuar me siguri do merret gjithçka në konsiderat­ë.

Nuk e vlerësojmë punën e

Fjalët e Spaletit?

tij për një humbje apo një fitore. Është një trajner që punon shumë mirë, një profesioni­st. Duhet të analizojmë gjithë faktorët, jemi të lumtur prej tij edhe pse bilanci do bëhet në fund të sezonit. Për tani duhet të punojë i qetë.

Një koment për Ma- rotën?

Na është bashkuar një person kompetent, një profesioni­st i madh: shpresoj të na ndihmojë për të arritur rezultate të rëndësishm­e. Nevojitet një skuadër e madhe brenda fushe, por edhe jashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania