Panorama Sport (Albania)

Skuadra austriake, pa yje dhe në krizë të plotë...

-

Kohët kanë ndryshuar: diferencat mes Rapidit dhe Interit janë rritur shumë në thuajse 30 vitet e fundit. Mjafton të krahasohen ekipet dhe aftësitë ekonomike të dy klubeve.

SEZONI - Skuadra vjeneze nuk po kalon një periudhë pozitive: humbja 6-1 në derbin e fundjavës së fundit kundër Austrisë ka qenë ndoshta momenti kulminant i një sezoni që, deri tani, ka të mirë vetëm kalimin e fazës së grupeve. Rapidi, në fakt, renditet vetëm i teti në kampionat, i distancuar 28 pikë nga Salcburgu i vendit të parë. Në Europë u renditën të dytët në grup pas Vijarealit (me të njëjtat pikë, 10), duke lënë prapa Rejnxhërsa­t (6) dhe Spartakun e Moskës (5); pasi eliminuan Slovan Bratislavë­n dhe Steuanë e Bukureshti­t në turnet paraelimin­atore. Jashtë kufijve austriakë, megjithatë, duket sikur janë një tjetër skuadër, pasi kanë arritur rezultate pozitive.

TRJNERI DHE SKUADRA - Trajner është Ditmar Kyhbauer, ish-futbollist aktiv mes viteve 1990-'00. Nisi karrierën si trajner tek Admira Vacker, të cilën e ngjiti edhe në Ligën e Europës në 2012-ën: kulmi i Ditmarit në stol. Nga ky sezon ndodhet në krye të Rapidit. Sistemi i preferuar i lojës është 4-2-3-1, edhe pse pas humbjes turpëruese në derbi (më i thelli në histori) vetë trajneri ka premtuar se do "ndryshojë diçka" gjatë pauzës dimërore, që në Austri zgjat deri në fund të shkurtit. Tjetër aspekt, pra, për t'u konsiderua­r: më 14 shkurt, sfidën e parë të 1/16-ave, Interi do ketë përballë një kundërshta­r që nuk luan ndeshje zyrtare prej dy muajsh. Në skuadër ka shumë të rinj; bomberin (7 gola sezonal (7 gola sezonalë), që nuk është as sulmues, e njohin mirë në Milano: quhet Kristof Knasmulner dhe për disa kohë militoi tek U-19 zikaltër. Në fazën e grupeve asnjë lojtar i Rapidit nuk ka shënuar më shumë se një gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania