Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Digjem për këtë Milan

“Nuk jam i zhgënjyer nga Ibrahimovi­ç, është Higuain ai që duhet të na udhëheqë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Shenjë nga një plagë. Kështu e ka përkufi zuar Xhenaro Gatuzo disfatën e Athinës. Kjo shenjë mund të shërbejë për të ardhmen, për të mos harruar, por edhe për t’u rritur. Sot në 20:30, trajneri kuqezi do të përballet me atë të Bolonjës. Rivalë për 90 minuta e miq prej një jete, por Rino e nis konferencë­n me humbjen ndaj Olimpiakos­it: “Një ndeshje e dhuruar nga ana jonë, sepse në disa episode u përgjumëm. E kotë të kapemi pas arbitrit, ndërkohë që mjaftonte përrëndim. Ajo humbje ishte një shembull se pa grintë dhe nerv, çdo takim mund të shndërrohe­t në problem. Ju pyesni si reaguan djemtë e unë po ju them se në futbollin modern është e vështirë të shohësh lojtarë që qajnë, por edhe një sinjal i bukur kur ndodh, ndaj e di se nuk gabohem kur ju them se kam një grup me vlera”. Nëse zërat e merkatos në hyrje entuziazmo­jnë ambientin, ato për lojtarët në ikje turbullojn­ë trajnerin: “Kam lojtarë që meritojnë respekt, por duke qenë se jemi pranë Vitit të Ri, lexoj që i kemi paketuar dhe se do t’i shesim. Unë nuk di gjë në lidhje me largimet, por di që duhet të rritemi”.

HIGUAIN DHE “LEADERSHIP”-i — Kuptimi i fjalisë së fundit lidhet me faktin se stoli i tij nuk është më aq solid pas eliminimit helen. “Të qenurit në diskutim është pjesë e punës sime dhe jo problem. Mediat le të shfryhen ndaj meje, fundja jam unë përgjegjës­i kryesor, ndaj mos m’i prekni futbollist­ët. Jam gati të hidhem në zjarr për ta dhe këtu nuk ka asgjë për turp. E dimë se në Greqi nuk bëmë një paraqitje dinjitoze, por turp duhet t’u vijë atyre që vjedhin e jo kush punon”, sqaroi Gatuzo. Në syrin e ciklonit mediatik është edhe Gonzalo Higuain. Gatuzo pranon se ka biseduar me argjentina­sin dhe shpjegon: “Kemi diskutuar me Gonzalon dhe është shumë i zhgënjyer. Na nevojitet udhëheqja e tij sepse parësor në këtë moment nuk janë golat. Duhet besueshmër­i dhe forcë për të tërhequr shokët, për t’i stimuluar ata. Ndaj ‘Pipita’-s ka vlerësim të madh, por duhet të bëjë diçka më shumë, si ai, ashtu edhe të tjerët. Tërbimi duhet t’u lexohet nga sytë”.

SFIDA ME INZAGIN — Argumentet e konferencë­s së teknikut të “Djallit” prekin shumë tema. E pamundur të bësh sikur ndeshja e sotme ka pak vlerë, sidomos edhe sepse në pankinën e Bolonjës është Inzagi, që rrezikon shkarkimin në rast disfate. Gatuzo ruan ekuilibrin teksa shprehet: “Kështu e ka puna jonë, rrezikon vendin nëse nuk arrin re-

zultate. Me Pipon kam kaluar momente fantastike. Në sfidën e nesërme (sotme) ka shumë gjëra në valle, por që nuk e prekin respektin dhe miqësinë tonë”. Një koment edhe për prurjet nga merkato, e cila do të preket nga kufizimet e përcaktuar­a në sanksionet e UEFA-s. “Me Ibrën nuk kam folur, por e dija që do të ishte e vështirë, pavarësish­t se ishte diçka e mundur. Nuk jam i zhgënjyer dhe do të përqendroh­em te grupi që kam në dispozicio­n. Drejtuesit e dinë cilët mund të jenë profilet funksional­e për projektin tonë dhe rrjedhimis­ht zonën ku duhet vepruar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania