Panorama Sport (Albania)

Humor me Luftëtarin, Duka: Tirana shpenzon dhe nuk... fiton

“O Gole, ju bëtë kthesën edhe pa dhënë... lekët”

- OLSI TUJANI

Armando Duka bën humor me krizën e Tiranës. Bardheblut­ë vazhdojnë të vuajnë dhe rreziku që u kanoset sa vjen edhe shtohet. Edhe pse presidenti Refik Halili nuk po kursehet financiari­sht me lojtarët e tij, duhet thënë që pikët e shumëpritu­ra nuk po vijnë. E kundërta po ndodh me Luftëtarin; nuk marrin rrogat, por rrugën e kthesës së madhe e gjetën pikërisht në Korçë dhe përballë Skënderbeu­t që mban statusin e kampionëve në fuqi. Dhe duket se ky fakt ka “ngacmuar” numrin një të institucio­nit, i cili nuk ka ngurruar që të hedhë një “silurë” për situatën e skuadrës më të titulluar në vend, por këtë herë duke bërë batutë me presidenti­n e gjirokastr­itëve, Grigor Tavo. Pa nisur ende mbledhja për krijimin e Ligës Profesioni­ste, kur të pranishëm në sallë ishin ende edhe pjesëtarë të mediave, Armando Duka iu drejtua: “O Gole! Tirana po hedh gjithë ato lekë dhe nuk fiton. Ju pa dhënë lekët dhe fituat...”. Moment ky që shkaktoi edhe të qeshura mes të pranishmëv­e. Kujtojmë se në kampin bluzi kishin tre muaj pa u paguar dhe vetëm pak ditë më parë presidenti likuidoi vetëm një. Sakaq, te bardheblut­ë kanë një buxhet milionerës­h për sezonin 2018-2019, e megjithatë në fushë nuk po shprehen dot. Kur janë luajtur 17 javë, kanë grumbullua­r vetëm 14 pikë. Vendi i 8-të i ka futur në “ujëra të turbullta” dhe me vetëm tri fitore, shpëtimi duket i vështirë. E vetmja gjë që shpresohet është që të paktën 2019-ta të ndryshojë situatën. Disa ndërhyrje në merkato dhe më shumë mobilizim mund të shërbejnë minimalish­t për të evituar rënien nga kategoria, pasi për të pretenduar më shumë, duket një mision gatigati i pamundur, paçka se matematika i lejon.

 ?? FOTO F.HAZIZLLARI ?? Duka dhe përfaqësue­sit e klubeve në mbledhjen e djeshme në FSHF për Ligën Profesioni­ste
FOTO F.HAZIZLLARI Duka dhe përfaqësue­sit e klubeve në mbledhjen e djeshme në FSHF për Ligën Profesioni­ste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania